"Shpresojmë që gjetjet tona dhe një kuptim më i thellë i mekanizmave të trurit t’i kuptojnë dëmtimet në kujtesë dhe vëmendje", tha studiuesi Tobias Bast.
Aktiviteti i shtuar i trurit nuk është gjithmonë diçka pozitive. Hulumtimet e reja sugjerojnë se një teprim i aktivitetit nervor në rajone të caktuara të trurit mund të kontribuojë në probleme me kujtesën dhe vëmendjen në pacientët me dëmtime kognitive si skizofrenia dhe Alzheimeri, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktivitetet e tepërta nervore mund ta tronditin trurin. Neurotransmetuesi Gamma-aminobutyric Acid, ose GABA, e luan një rol të rëndësishëm në frenimin e aktivitetit të tepërt nervor.
Hulumtimi i ri sugjeron se transmetuesit e mangët GABA mund të shkaktojnë sulme epileptike në raste ekstreme. Transmetimi i pamjaftueshëm GABA është lidhur gjithashtu me skizofreninë, Alzheimerin dhe format e tjera të rënies kognitive të lidhur me moshën.
Matja e aktivitetit të trurit është një mënyrë premtuese për ta analizuar shëndetin dhe funksionimin e trurit.
Në testet e fundit, hulumtuesit në Universitetin e Nottinghamit në Angli e bllokuan transmetimin GABA në pjesë të ndryshme të trurit të minjve. Minjtë me transmetim të mangët të GABA-s performuan dobët në testet e kujtesës dhe vëmendjes. Skanimet e trurit treguan se përçarja e GABA-s në një pjesë të trurit i kishte prekur negativisht rajonet fqinje.
"Tradicionalisht, dëmtimet e kujtesës dhe vëmendjes në gjendjet si plakja, sëmundja e Alzheimerit dhe skizofrenia kryesisht mendohet se shkaktohen nga aktiviteti i reduktuar nervor ose dëmtimi në rajonet e trurit, si korteksi paraballor ose hipokampusi", tha psikologu Tobias Bast në një njoftim për shtyp. "Megjithatë, dëshmitë më të fundit tregojnë se në fakt aktiviteti i tepërt mund të jetë po aq i dëmshëm për kujtesën dhe vëmendjen".
Hulumtuesit i publikuan rezultatet e eksperimenteve këtë muaj në British Journal of Pharmacology.
"Shpresojmë që gjetjet tona dhe një kuptim më i thellë i mekanizmave të trurit që i nënshtrohen dëmtimeve në kujtesë dhe vëmendje do të ndihmojnë në zhvillimin e trajtimeve të reja për këto probleme pamundësuese", tha Bast. "Rishikimi ynë i nxjerr në pah trajtimet e mundshme farmakologjike për ta ri-balancuar aktivitetin nervor aberant dhe për ta rikthyer kujtesën dhe vëmendjen, çfarë ne synojmë ta testojmë në hulumtimet e ardhshme".