Njerëzit të cilët kapërcejnë vaktin e mëngjesit, ose që hanë shumë pak, rrezikohen dyfish nga sëmundjet kardiovaskulare, tregon një studim i ri.
Studimi i ri tregon se njerëzit, të cilët nuk konsumojnë mëngjesin, kanë dyfish numër më të madh të pllakave aterosklerotike në krahasim me ata që hanë mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti është publikuar në revistën Journal of American College of Caridology, dhe konfirmon rëndësinë e ngrënies së mëngjesit për shëndetin e zemrës.
Teknologjia me zë të lartë ka zbuluar se njerëzit që kapërcejnë mëngjesin kanë 1.5 herë më shumë pllaka aterosklerotike në arterie krahasuar me ata që hanë mëngjesin çdo ditë, transmeton Kosovapress.
Sipas British Heart Foundation (BHF), ju mund të reduktoni rrezikun e aterosklerozës duke mos pirë duhan, duke ushtruar dhe duke ulur nivelin e kolesterinës.
Studiuesit thonë se një vakt i mëngjesit “energjik” mund të përbëhet nga një gotë kafe, qumësht ose kos, fruta, bukë, domate dhe ulli.