Përfitimet shëndetësore të verës së kuqe kanë qenë subjekt i studimeve të shumta. Dihet në përgjithësi se vera e kuqe është e mirë për zemrën, ndërsa hulumtimet e reja tregojnë se është e mirë edhe për shëndetin e dhëmbëve, të trurit dhe rregullimin e peshës trupore. Sigurisht, nëse e konsumoni atë në sasi të moderuar.
Rezultatet e një studimi në Australi treguan se personat që konsumojnë rregullisht sasi të moderuara të verës (një deri në dy gota në ditë) e kanë një rrezik të reduktuar prej sëmundjeve të zemrës me 30 për qind, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkencëtarët nga Spanja kanë dalë me rezultate, të cilat tregojnë se vera e kuqe i eliminon bakteret përgjegjëse për sëmundjet dentare. Ajo gjithashtu e zvogëlon inflamacionin dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.
Një studim i kryer në minj tregoi se vera e kuqe me kohë e përmirëson ekuilibrin. Përveç kësaj, ajo është antioksidante e fuqishme dhe për këtë arsye e forcon imunitetin dhe e zvogëlon rrezikun prej ftohjes.
Shkencëtarët në Qendrën për Shëndetin Mendor në Mannheim të Gjermanisë thonë se një gotë me verë të kuqe ndihmon me sukses në parandalimin e zhvillimit të demencës. Sipas hulumtimit, vera e kuqe, për shkak të niveleve të larta të resveratroolit, e zgjatë jetëgjatësinë duke i frenuar molekulat që shkaktojnë inflamacion dhe komponentët në gjak që e pengojnë prodhimin e insulinës.
Vera është, gjithashtu, e mirë për rregullimin e peshës së trupit pasi mund ta parandalojë grumbullimin e qelizave dhjamore.