Kishte pasur vetëm 20 vjet kur në vitin 2002 pësoi një aksident komunikacioni.
Pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e qendrës nacionale së Francës për kërkime shkencore, transmeton KosovaPress.
Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë.
Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.
Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes "nervus vagus", një nga 12 çiftet e nervave të trurit.
Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.
Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën "Current Biolog”.