Hulumtimi i publikuar në “Journal of Health Psychology” pohon se mënyra më e lehtë për ta larguar sheqerin prej kafesë është ta ndaloni përdorimin e tij.
Shumica prej nesh i shtojmë kafesë sheqer, krem ose qumësht. Hulumtuesit kanë testuar mënyra të ndryshme për ta reduktuar sheqerin në kafe në 127 persona që pijnë kafe çdo ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAdhuruesit e kafesë u ndanë në tri grupe: grupin e kontrollit i cili ndërpreu menjëherë pirjen e kafesë me sheqer, grupin i cili gradualisht e reduktoi sasinë e sheqerit, dhe grupi i cili me vetëdije pinte kafe me sheqer.
Grupi i cili gradualisht e reduktoi sasinë e sheqerit në kafe duhej që gjatë dy javëve çdo ditë ta eliminojë sheqerin. U tregua se kjo metodë graduale funksionon në reduktimin e kripës në salcën e domateve, transmeton Koha.net. Papritmas, në këtë rast, studiuesit zbuluan se reduktimi gradual i sheqerit në kafe në fakt i bëri njerëzit që çdo herë e më shumë të mos u pëlqejë kafeja.
Grupi i fundit e aplikoi teorinë e pirjes së vetëdijshme të kafesë. Të anketuarit duhej ta përqëndrojnë vëmendjen e tyre të plotë në kafe. Ata e shikuan filxhanin me kafe, e ndjenin aromën dhe shijen derisa e pinin kafenë. Ata duhej të bëheshin të vetëdijshëm për ndjenjat e reja dhe teksturën e kafesë.
Rezultatet i habitën studiuesit të cilët supozonin se reduktimi gradual i sheqerit dhe pirja e vetëdijshme e kafesë do t’i ndihmonte të anketuarit që ta ndalonin përdorimin e sheqerit në kafe. Çuditërisht, ndërprerja e thjeshtë e sheqerit në kafe u dëshmua të jetë mënyra më efektive.