Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Infeksioni i syrit detektohet brenda minutës me mikroçipin e ri

Mjekët kanë zhvilluar një mikroçip të aftë për të detektuar brenda minutës infeksionet e syrit, përfshirë edhe ato që zhvillohen për shkak të bartjes së lentave.

Prototipi i pajisjes është i aftë për të matur bakteret e ndryshme si E.coli dhe pseudomonas me shpejtësi të madhe, duke mënjanuar nevojën për laborator ose përdorimin e antibiotikëve të ndjeshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Inxhinierët janë duke punuar me oftamologët në Universitetin Hospital Southampton NHS Foundation Trust (UHS) për teste dhe ata tash janë duke planifikuar që të bëjnë një studim-pilot, ku do të përfshihen 30 pacientë, përfshirë testet në Afrikë dhe Azinë Jugore, transmeton KosovaPress.

Infeksionet në sy shkaktohen për shkak të rritjes së baktereve dhe mikroorganizmave si pasojë e kontaminimit të lenteve të kontaktit.

Në Britani të Madhe janë regjistruar gjashtë mijë raste të infeksionit të syrit çdo vit, ku shumica e tyre janë shkaktuar nga bartja e lenteve të kontaktit.