Është dëshmuar se ushqimi mund të ndikojë në disponim dhe se ekzistojnë ushqime të cilat e rrisin rrezikun e stresit dhe luhatjeve të disponimit. Duke aplikuar ndryshime të vogla në shprehitë e ngrënies, ju mund të bëni shumë për shëndetin tuaj fizik dhe psikologjik. Është dëshmuar se disa ushqime mund t’ju ndihmojnë në këtë, transmeton koha.net.
Çokollata e zezë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse keni nevojë për një tjetër arsye që të filloni të konsumoni çokollatë të zezë, duhet të dini se studime të shumta kanë treguar se çokollata e zezë përmban të paktën 60% kakao, mund ta zvogëlojë nivelin e stresit dhe ta rritë ndjenjën e kënaqësisë.
Vezët
Vezët përmbajnë acide yndyrore esenciale të cilat janë të nevojshme për prodhimin dhe lirimin e duhur të serotoninës. Nivelet e ulëta të serotoninës janë të lidhura ngushtë me depresionin, ankthin, pagjumësinë dhe lodhjen kronike.
Bajamet
Bajamet e përmbajnë një gamë të ushqyesve, duke përfshirë acidin folik dhe magnezin. Magnezi është thelbësor për funksionimin e duhur të trurit, ndërsa studimet kanë treguar se mund të ndihmojë në parandalimin dhe lehtësimin e simptomave të depresionit.
Thjerrëza
Thjerrëza është një burim i shkëlqyer i acidit folik i cili është i nevojshëm për funksionimin e duhur të trurit dhe parandalimin e një vargu të çrregullimeve psikike dhe mendore. Thjerrëza përmban rreth 90% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik ndërsa është burim i shkëlqyer i aminoacideve, gjë që është e rëndësishme për prodhimin e duhur të norepinefrinës dhe dopaminës.
Farat e kungullit
Mungesa e zinkut mund të shkaktojë disponim të keq dhe ta rrisë rrezikun e depresionit. Farat e kungullit janë një burim i shkëlqyeshëm i zinkut, dhe për to është dëshmuar se e përmirësojnë disponimin tuaj dhe e zvogëlojnë rrezikun nga depresioni.
Bollguri
Bollguri është i shkëlqyeshëm për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm mendor. Krejt kjo në saje të shumë ushqyesve që ai i përmban, duke përfshirë edhe nivelet e larta të magnezit. Bollguri është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave të tretshme, të cilat ndihmojnë për ta stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu ndihmojnë në parandalimin e luhatjeve të disponimit.
Acidet yndyrore Omega 3
Mungesa e acideve yndyrore omega 3 mund të jetë shumë e keqe për gjendjen mendore. Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega 3 janë efektive në luftimin e depresionit. Disa nga burimet më të mira të acideve yndyrore omega 3 e përfshijnë vajin e lirit, vajin e ullirit, arrat dhe peshkun e yndyrshëm.