Problemet kronike me gjumin janë të lidhura me fibrilacionin atrial, një çrregullim i përkohshëm por i rrezikshëm i ritmit të zemrës, sipas një studimi.
Analiza e udhëhequr nga Gregory Marcus (Universiteti i Kalifornisë) dhe Matthew Christensen (Universiteti i Michigan) i analizoi pothuajse 14 milionë raste dhe tregoi se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, zgjimet e shpeshta dhe probleme të tjera gjatë gjumit vuajnë nga çrregullimet e ritmit të zemrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat me fibrilacion atrial e kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër, transmeton Koha.net. Edhe pse një gjendje e tillë mund të jetë pasojë e plakjes, shpeshtësia rritet me 4 për qind çdo vit, ndërsa arsyet nuk janë të shpjeguara sa duhet.
Shumë studime kanë treguar se apnea, ndalimi i frymëmarrjes gjatë gjumit, mund të çojë në fibrilacion atrial dhe probleme të tjera shëndetësore.
Një nga autorët e studimit Richard Becker tha se nuk kishin pritur që do të arrinin në zbulimin se edhe personat të cilët nuk vuajnë nga apnea e gjumit mund të kenë fibrilacione atriale.
Rezultatet treguan se personat të cilët zgjoheshin shpesh e kishin një rrezik 33 për qind më të lartë që të sëmuren nga fibrilacioni atrial. Studimi nuk shpjegoi se pse mungesa e gjumit, madje edhe me frymëmarrje normale, mund ta dëmtojë zemrën, por autorët besojnë se ky mekanizëm është i lidhur me reagimin e trupit ndaj stresit.
Becker beson se kardiologët duhet ta theksojnë rëndësinë e gjumit siç e theksojnë rëndësinë e dietës dhe ushtrimeve për shëndetin.