Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Aloe Vera i zbut djegiet dhe e hidraton lëkurën

Aloe vera përdoret tashmë mijëra vjet për qëllime mjekësore dhe është një prej bimëve më të njohura mjekësore.

Egjiptianët e lashtë e kanë quajtur atë bimë të jetëgjatësisë. Aloe vera është një bimë që rritet në klimë të thatë dhe kultivohet relativisht lehtë, transmeton Koha.net. Gjethet e aloe verës e lirojnë një xhel, i cili mund të aplikohet në lëkurë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky xhel e ka një efekt të mrekullueshëm në shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe shpesh shtohet në produktet kozmetike.

I zbut djegiet - Aloe vera do ta stimulojë rigjenerimin e shtresës së sipërme të lëkurës dhe do t’ia kthejë lagështinë lëkurës. Pikërisht për shkak të vetive të saj ushqyese dhe efektit antioksidues, lëkura do të shërohet shumë më shpejt.

Hidraton - Aloe vera do ta hidratojë lëkurën dhe do të absorbohet shpejt, që do të thotë se nuk do të mbesin gjurmë të yndyrshme. Ajo është e përkryer për të gjithë njerëzit, veçanërisht për ata që kanë lëkurë të yndyrshme. Gjithashtu, ajo është e mirë si një bazë për grim, meqë do ta parandalojë tharjen e lëkurës.

I zbutë aknet - Aloe vera ka efekt antiinflamator, për çfarë do ta lehtësojë inflamacion e lëkurës, duke përfshirë aknet. Xhelin e aloe verës mund ta aplikoni pa frikë në lëkurë, këtë duhet ta bëni në mënyrë të vazhdueshme dhe pas një kohe do të vëreni se teni juaj do të jetë më i pastër.

Parandalon plakjen e parakohshme - Aloe vera përmban antioksidantë, duke përfshirë beta karotenin, vitaminat C dhe E, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit natyral të lëkurës, e stimulojnë prodhimin e kolagjenit dhe ndihmojnë në hidratimin e lëkurës.

Zvogëlon dukshmërinë e strijave - Kur lëkura zgjerohet shumë shpesh dhe shumë shpejt, elasticiteti i lëkurës zvogëlohet. Atëherë shfaqen strijat, ndërsa xheli i aloe verës mund të ndihmojë në parandalimin dhe uljen e dukshmërisë së tyre.