Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të arrini autoritetin prindëror?

Autoriteti i prindit nuk nënkuptohet, por ndërtohet dhe fitohet gradualisht. Si? Ja disa mënyra që na i sjellin ekspertët, transmeton Koha.net.

- Hiqni dorë nga ndëshkimi fizik, si dhe çdo dënim tjetër i pakontrolluar. Dënimet e tilla tregojnë dobësinë tuaj, që nuk dini si të veproni në rolin e prindërit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

- Mos kërcënoni me dënime të cilat nuk do të mundeni t’i zbatoni.

- Durim. Nuk u duhet vetëm fëmijëve tuaj t’u thuhet diçka shumë herë. Kështu është në të gjithë familjet. Po ashtu, gjatë bisedimit tregoni fëmijës që keni kohë sa do që të jetë e nevojshme.

- Mësoni të lavdëroni fëmijën tuaj.

- Përmbushni premtimet.

- Përkrahni fëmijën, tregoni që keni besim në të. Mos iu nënshtroni paragjykimeve të përgjithshme – për shembull, që respektimi i të rriturve është gjithmonë i domosdoshëm (përkundrazi, shumë padrejtësi, abuzime, neglizhime...vijnë pikërisht nga të rriturit), që “mësueset kanë gjithmonë të drejtë”. Dhe ngjashëm. Shumë është e rëndësishme që fëmija të dijë që është i pranuar në shtëpinë e vet me paketën e plotë të karakteristikave të veta. Ju në atë mënyrë e mbani autoritetin, ndërsa fëmijës i jepni rastin për zhvillimin e identitetit personal në baza të shëndosha.

- Flisni me fëmijën për gjithçka.