“E kisha një përvojë të tmerrshme lindjeje, por nuk vdiqa, fëmija im nuk vdiq ... Atëherë, përse ky rrëfim duhet të tregohet?”. Një blog rreth traumës së lindjes së fëmijës po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale dhe po i nxit të tjerët t’i ndajnë përvojat e tyre, përcjell sot Koha Ditore.
Çdo mami duhet ta dijë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPostimi Çdo mami duhet ta dijë (Every Mum Should Know) është shikuar mbi 90.000 herë. Ai është shkruar nga Sarah, një mama nga Yorkshire, e cila filloi të shkruante për të ndihmuar në përballimin e ndjenjave të saj pas lindjes së vajzës së saj, e cila tani është gati dy vjeç.
Në blog, ajo thotë: “Lindja nuk është gjithmonë një përvojë pozitive. Dhe të qenit të sinqertë në lidhje me këtë nuk duhet të jetë diçka nga e cila femrat ndiejnë turp ose faj”. "Shprehja e ndjenjave natyrale të pikëllimit ose të zemërimit për një lindjeje të vështirë nuk do të thotë që një nënë e re është mosmirënjohëse për një fëmijë të shëndetshëm, për mundësinë e amësisë ose për ndonjë gjë tjetër".
Duke folur në fillim të Javës për Ndërgjegjësimin ndaj Traumës së Lindjes, Sarah i tha BBC News: "Nuk ka të bëjë gjithmonë për jetën apo vdekjen - humbja e një fëmije ose jeta juaj. Ka të bëjë edhe për mënyrën se si trajtoheni gjatë lindjes”....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.