Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ndjenja e kënaqësisë e përmirëson sistemin imunitar dhe kardiovaskular

Faktorët si kënaqësia dhe argëtimi në jetë ndikojnë në shëndetin fizik përmes sistemit imunitar dhe kardiovaskular, tregoi një hulumtim.

Edhe pse shkencëtarët janë ende duke hulumtuar se kur lumturia ndikon më së shumti në shëndet, nuk ka dyshim se ky fakt është i vërtetë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesit do të mundë ta monitorojnë ndjenjën subjektive të kënaqësisë së individëve, siç vlerësohen edhe faktorët e tjerë, derisa individët do të duhej ta marrin përgjegjësinë për shëndetin e tyre, duke zhvilluar shprehi të shëndetshme mendore, transmeton Koha.net.

“Tani duhet ta marrim në konsideratë informacionin se njerëzit më të lumtur janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë, dhe se ndjenja kronike e mungesës së lumturisë mund të jetë një kërcënim real për shëndetin. Ndjenja subjektive njerëzore e kënaqësisë dhe lumturisë i bashkohet faktorëve të tjerë që ndikojnë në shëndet si ushtrimet e rregullta dhe shmangia e pirjes së duhanit”, tha prof. Ed Diener, autor i një studimi, i cili e hulumton ndikimin e lumturisë në shëndet.

Rezultatet e studimit tregojnë se niveli ynë i lumturisë në krahasim me stresin dhe depresionin mund të ndikojë në shëndetin kardiovaskular dhe forcën e sistemit tonë të imunitetit, që të luftojë kundër sëmundjeve dhe aftësisë për t’u shëruar nga lëndimet.