Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Hulumtimet tregojnë që ushtrimet fizike e parandalojnë dementinë

Foto: Ilustrim

Gjetjet tregojnë se aktiviteti fizik mund të ndikojë në metabolizmin e trurit dhe ta parandalojë rritjen e një metaboliti të caktuar.

Studiuesit në Universitetin Goethe në Frankfurt të Gjermanisë, kanë zbuluar se si saktësisht ushtrimet mund ta parandalojnë dementinë në moshë të shtyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimi, i publikuar në edicionin e korrikut të Nature, i shqyrtoi efektet e ushtrimeve të rregullta në metabolizmin dhe kujtesën e trurit në 60 pjesëmarrës nga mosha 65 në 85-vjeçare.

Pjesëmarrësit u analizuan përmes studimit Sporti dhe Metabolizmi në Personat e Moshuar, ose SMART, duke i analizuar parametrat e lidhura me lëvizjen, fitnesin kardiopulmonar dhe përformancën kognitive, transmeton Koha.net.

Hulumtuesit i përdorën tomografinë e rezonancës magnetike, ose MRT, dhe spektroskopinë e rezonancës magnetike, ose MRS, për ta matur metabolizmin dhe strukturën e trurit.

Rreth gjysma e pjesëmarrësve të studimit më pas u caktuan të marrin pjesë në trajnimin 30-minutësh në biçikleta stërvitëse si pjesë e një programi 12-javor dhe u ekzaminuan përsëri pas përfundimit të tij.

Studimi zbuloi se aktiviteti fizik ka ndikuar në metabolizmin e trurit duke e parandaluar një rritje të kolinës, një metabolit ky që rritet si pasojë e një humbjeje në rritje të qelizave nervore.

Studiuesit zbuluan se stërvitja fizike e shkaktoi një koncentrim të qëndrueshëm të kolinës cerebrale në grupin që mori pjesë në ushtrimin me biçikleta. Nivelet e kolinës u rritën në grupin e kontrollit.

Studiuesit konkludojnë se ushtrimet fizike jo vetëm që e përmirësojnë aftësinë fizike, por gjithashtu edhe mund t’i mbrojnë qelizat.