Dëmtimi i ADN-së është shpesh një nga hapat më të hershëm në zhvillimin e kancerit në trup.
Hulumtuesit në Universitetin e Edinburgut në Skoci kanë përcaktuar se si dëmtimi i ADN-së së qelizës mund të shkaktojë inflamacion duke shkaktuar shpesh në zhvillimin e kancerit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjetjet tona e sigurojnë një mekanizëm të ri të mundshëm për mënyrën se si trupi e mbron veten kundër kancerit, por në disa rrethana mund të shkaktojë sëmundje inflamatore”, tha në një deklaratë për shtyp dr. Karen Mackenzie, nga Njësia e Gjenetikës Njerëzore në MRC në Universitetin e Edinburgut, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit zbuluan se si qelizat potencialisht kanceroze identifikohen nga trupi ashtu që të mund të eliminohen si pjesë e sistemit të mbikëqyrjes natyrore të trupit para se të formohen tumoret.
Studimi, i publikuar ditë më parë në “Nature”, e identifikoi një molekulë kyç të quajtur cGAS, e cila është e njohur për lidhjen e ADN-së, që mund të shkaktojë inflamacion. Kjo ndodh, sepse cGAS mund të depërtojë në mikronukleus dhe të lidhet me ADN-në. Kjo e fillon një proces që shkakton inflamacion.
Për shkak se dëmtimi i ADN-së është një nga hapat e hershëm në zhvillimin e kancerit, detektimi i mikronukleusit nga cGAS mund të jetë një sistem vital i alarmit të hershëm i cili ia mundëson trupit t’i zbulojë dhe largojë qelizat potenciale kanceroze.
“Shpresojmë se ky hulumtim do t’i informojë studimet e ardhshme në zhvillimin e qasjeve të përmirësuara terapeutike”, tha dr. Martin Reijns, bashkëpunëtor i lartë i hulumtimit në Njësinë e Gjenetikës Njerëzore në MRC.