Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Teknika e re imunoterapeutike mund t’i parandalojë të gjitha llojet e alergjive ushqimore

Alergjitë ushqimore janë frustruese në rastin më të mirë dhe të rrezikshme për jetën në rastin më të keq, por shkencëtarët e kanë zhvilluar një teknikë imunoterapeutike e cila mund t’i zmbrapsë reaksionet alergjike në minj, dhe ata mendojnë se mund të përdoret për t’i trajtuar alergjitë edhe në njerëz.

Trajtimi funksionon duke e nxitur prodhimin e qelizave të reja dendritike – qelizat u sinjalizojnë qelizave të tjera të imunitetit për t’i anuluar reagimet e tyre hiperimune. Kjo siguroi që proceset anafilaktike, lloji më i shpejtë dhe më i rëndë i reaksionit alergjik, të mos ndodhë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Nëse mund 't’i shërojmë' në mënyrë të besueshme alergjitë ushqimore, ose çrregullimet e ngjashme si astma ose sëmundjet autoimune, si skleroza e shumëfishtë, me këtë terapi të re, kjo do të ishte jetë-ndryshuese për individët e prekur", tha shkencëtari kryesor, John Gordon, nga Universiteti Saskatchewan në Kanada.

Qelizat dendritike ndodhin natyrshëm në indet që janë në kontakt me ambientin e jashtëm, si shtresat e jashtme të lëkurës tuaj, dhe pjesa e brendshme e hundës, mushkërive, lukthit dhe zorrëve tuaja.

Gordon dhe ekipi i tij i ekstraktuan disa nga këto qeliza nga minjtë, dhe i ekspozuan ato në një përzierje unike të proteinave, një acid i lidhur me vitaminën A i cili paraqitet në mënyrë natyrale në zorrët e njeriut, si dhe një alergjen – proteina të kikirikëve ose të bardhës së vezës.

Kur qelizat e degëzuara të modifikuara u riparaqiten në minjtë, reagimet e tyre alergjike ishin eliminuar - qelizat e ndjeshme imune të cilat ishin aktivizuar më parë nga substanca alergjike reaguan sikur do të reagonin në individë të shëndetshëm dhe jo-alergjikë.

Derisa teknika deri më tani është testuar vetëm në minj, studiuesit shpresojnë të përparojnë në provat në njerëz brenda vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.

"Kemi shumë njerëz me alergji të cilët na japin vullnetarisht qelizat e tyre që t’i përdorim në testimet laboratorike për ta çuar këtë hulumtim përpara", thotë Gordon.

Trajtimi efektiv për alergji mund të transformojë miliona jetë - vetëm në SHBA, alergjitë ushqimore vlerësohet t’i prekin deri në 15 milionë njerëz, ku 1 në 13 fëmijë e ka ndonjë lloj alergjie.

Dhe ekipi mendon se hulumtimi gjithashtu mund të aplikohet në sëmundje të tjera të lidhura me sistemin imunitar, si skleroza e shumëfishtë (MS).

"Do të nevojitej shumë pak për ta përshtatur terapinë për sëmundjet autoimune", shpjegon Gordon.

Studimi është publikuar në Journal of Allergy and Clinical Immunology.