Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Aktiviteti kognitiv mund ta zvogëlojë rrezikun e demencës

Teoria përdore ose humbe për parandalimin e çrregullimeve të dementisë të lidhura me moshën po fiton terren ndërkohë që një përmbledhje e madhe e studimeve sugjeron që aktiviteti kognitiv mund ta vonojë fillimin e tyre, transmeton koha.net.

Angazhimi në aktivitete sociale, leximi dhe luajtja e lojërave duket se ndihmojnë që ta ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe çrregullimet e tjera të tipit të dementisë, edhe kur merren në konsideratë çështje të tjera shëndetësore si depresioni apo çrregullimet socio-ekonomike, raportojnë hulumtuesit e Universitetit të Harvardit në një studim të publikuar në revistën Epidemiology.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimet e fundit kanë treguar se qëndrimi mendërisht aktiv mund t’i vonojë çrregullimet, por studiuesit nuk ishin të sigurt nëse efektet e para në studimet e mëparshme kanë qenë përmirësime reale të çrregullimit, apo vetëm u shfaqën për shkak se pjesëmarrësit ishin larguar nga angazhimet në veprimtari kognitive.

Derisa studiuesit e përfshirë në studimin e ri nuk janë plotësisht të bindur, ata thonë se provat tregojnë se ri-angazhimi kognitiv sigurisht nuk e ka ndonjë anë negative.

"Aktiviteti kognitiv duket sikur mund ta ofrojë një mbrojtje modeste, dhe në bazë të analizës sonë, jam disi më pak skeptike se që isha më parë", tha dr. Deborah Blacker, profesoreshë e epidemiologjisë në Harvard T.H. Chan School of Public Health, në një njoftim për shtyp. "Por mos harroni se çdo ndikim do të jetë relativ, jo absolut. Unë zakonisht i këshilloj njerëzit të angazhohen në aktivitete kognitive të cilat shumica i konsiderojnë interesante dhe të kënaqshme për hir të tyre. Nuk ka asnjë dëshmi se ndonjë lloj i aktivitetit është më i mirë se një tjetër, kështu që nuk do të këshilloja të shpenzohen para në programet që pretendojnë se mbrojnë nga dementia."

Për këtë studim, hulumtuesit i analizuan të dhënat e 13,939 pjesëmarrësve nga 12 studime të mëparshme, duke përfshirë 1,663 raste të dementisë dhe 565 raste të sëmundjes Alzheimer.

Derisa shumica e studimeve kanë treguar se rritja e aktivitetit kognitiv më vonë në jetë është e lidhur me reduktimin e sëmundjes së Alzheimerit apo sëmundjeve të tjera të dementisë, studiuesit e kryen një analizë të njëanshme për ta shqyrtuar rolin e mundshëm të faktorëve të tjerë të pamatur.

Faktorë të tjerë në përgjithësi janë konstatuar se nuk i rrisin efektet e dukshme të rritjes së veprimtarisë kognitive, raportojnë studiuesit. Por ata janë gjithashtu të pasigurt nëse reduktimet në veprimtarinë kognitive gjatë rënies së ngadaltë mendore derisa sëmundja Alzheimer depërton, e krijuan iluzionin e efikasitetit me aktivitetin e shtuar.

Prova më të gjata klinike, me përpjekje afatgjata në veprimtarinë parandaluese kognitive, do të jenë të nevojshme për t’i mbështetur plotësisht rezultatet e mëparshme, thonë studiuesit, por duket se ka dobi në angazhimin në sjellje që nxisin të menduarit.

"Punimi ynë i jep mbështetje një roli të mundshëm të aktivitetit të vonshëm kognitiv në parandalimin e sëmundjes Alzheimer," tha Blacker, autor kryesor i studimit,. "Derisa është e mundur që faktorët socio-ekonomik si niveli arsimor mund të kontribuojnë në lidhjen në mes të veprimtarisë kognitive dhe rrezikut të reduktuar, çdo njëanshmëri e prezantuar nga faktorët e tillë sigurisht nuk është mjaft e fortë për lidhshmërinë e vrojtuar."