Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Uji i ambalazhuar i ekspozuar nën diell krijon baktere

Uji i ambalazhuar që blejmë për konsum, mund të kthehet në një rrezik për shëndetin, nëse subjektet tregtare që e shesin këtë produkt, nuk e ruajnë në kushtet e duhura.

Kujdesi për të ruajtur ujin në kushtet e kërkuara mungon thuajse në çdo dyqan. Ai vendoset në ambiente të hapura, apo edhe në diell, teksa termometri në orët e pikut të vapës arrin edhe 40 gradë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Specialistët i thanë VizionplusTv se uji nëse ruhet në temperatura mbi 18 gradë, mund të krijojë baktere të rrezikshme.

Në analizat që Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë, uji i ambalazhuar ka dalë me probleme. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, përgjegjës për kushtet e ruajtjes së ujit të ambalazhuar në dyqane, e konsideron situatën nën kontroll.

Por ndryshe nga kontrollet e inspektorëve, monitorimi në disa dyqane e markete, tregon se bidonët ekspozohen edhe me ditë të tëra në temperatura të larta.