Qeveria shtetërore në kryeqytetin e Indisë i ka thënë kompanisë Philip Morris International Inc dhe kompanive tjera të duhanit që të heqin të gjitha reklamat nga dyqanet e duhanit në qytet, duke i paralajmëruar ata për veprime ligjore nëse nuk binden.
Ky urdhër, i lëshuar nga kryeoficeri shtetëror për kontroll ndaj duhanit në Delhi, S. K. Arora, erdhi pak ditë pasi Reuters raportoi se Philip Morris po i promovonte cigaret Marlboro, brendin më të shitur në botë, duke i reklamuar ato në dyqane duhani dhe duke shpërndarë mostra gratis të cigareve. Zyrtarët qeveritarë thonë se taktikat e tilla bien ndesh me ligjin, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo strategji është përpiluar në qindra faqe të dokumenteve të brendshme të Philip Morrisit, strategji të cilën e ka parë dhe analizuar Reuters e që përfshin periudhën 2009 - 2016.
Zyrtarët shtetërorë të Indisë më parë kanë thënë se reklamimi i duhanit duke përdorur emrat e brendeve apo sloganeve promocionale është ilegal sipas Dekretit shtetëror për Cigare dhe Produkte tjera të Duhanit dhe rregullave të tij përcjellëse. Por Philip Morris dhe prodhuesi më i madh i cigare në Indi ITC Ltd thonë se i janë bindur rregulloreve dhe se ligji lejon reklamimin brenda një kiosku.
Arora thotë se ministria e Shëndetësisë i ka thënë atij se të gjitha reklamimet e brendeve, pavarësisht se ku janë të vendosura, nuk lejohen në vend.