Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Një minutë vrapimi në ditë lidhet me shëndet më të mirë të eshtrave tek femrat

Një minutë e vetme e ushtrimeve çdo ditë është e lidhur me shëndetin më të mirë të eshtrave tek femrat, tregon hulumtimi i ri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Exeter dhe Universiteti i Leicester zbuluan se personat që kishin “intervale të shkurtra” të aktivitetit me intensitet të lartë, të një vrapimi me ritëm të mesëm për femrat para menopauzës, ose me një vrapim të ngadaltë për femrat pas menopauzës, kishin shëndet më të mirë të eshtrave, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke i përdorur të dhënat nga UK Biobank, studiuesit zbuluan se femrat të cilat mesatarisht kishin aktivitet me intensitet të lartë, për 60-120 sekonda në ditë, kishin 4% shëndet më të mirë të eshtrave sesa ato që bënë më pak se një minutë.

“Ne ende nuk e dimë nëse është më mirë ta akumulojmë një sasi kaq të vogël të ushtrimeve në intervale gjatë gjithë ditës ose të gjitha në të njëjtën kohë, dhe gjithashtu nëse një periudhë pak më e gjatë e ushtrimeve brenda një ose dy ditëve në javë është po aq e mirë sa 1- 2 minuta në ditë”, tha autorja kryesore, dr. Victoria Stiles, nga Universiteti i Exeter.

“Por ekziston një lidhje e qartë midis këtij lloji të ushtrimit, intensitetit të lartë dhe shëndetit më të mirë të eshtrave tek femrat.

“Për shkak se ky është një studim i një numri të madh mostrash - i cili i hulumton të dhënat e marra nga një pjesë e popullsisë në një pikë të caktuar në kohë - nuk mund të jemi të sigurt nëse aktiviteti fizik me intensitet të lartë çoi në shëndetin më të mirë të eshtrave, ose nëse ato me shëndet më të mirë të eshtrave e bëjnë më shumë këtë ushtrim.

“Sidoqoftë, duket se 1-2 minuta të vrapimit në ditë është e mirë për shëndetin e eshtrave”.

Studiuesit kërkuan të dhëna në më shumë se 2.500 femra, dhe i krahasuan nivelet e aktivitetit (të matura nga monitorët e bartur në kyç të dorës), përcjell Koha.net, me shëndetin e eshtrave (të matur me një skanim me ultratinguj të eshtrave të thembrave).

Përveç se gjetën 4% shëndet më të mirë të eshtrave në mesin e femrave që bënë një ose dy minuta ushtrime me intensitet të lartë, ata gjetën 6% shëndet më të mirë të eshtrave tek ato që bënë më shumë se dy minuta ushtrime në ditë.

Dr. Stiles tha se të dhënat nga UK Biobank - të marra nga monitorët e bartur për një javë - u ndanë në sekonda të vetme për të kuptuar se si njerëzit i bëjnë aktivitetet e tyre të përditshme.

“Deshëm që çdo sekondë të llogaritet në analizën tonë, sepse copëzat e shkurtra të aktivitetit me intensitet të lartë janë më të dobishme për shëndetin e eshtrave sesa periudhat më të gjata,” tha ajo.

“Ishim të kujdesshëm që të mos i injorojmë vrullet e shkurtra të aktivitetit gjatë gjithë ditës.”

Si një sugjerim për këdo që është i interesuar në rritjen e nivelit të tyre të përditshëm të aktivitetit, dr. Stiles tha: “Shoqata Kombëtare e Osteoporozës në Britani të Madhe rekomandon ta rrisni aktivitetin tuaj të ecjes fillimisht.

“Për më tej, do të sugjeronim t’i shtoni disa hapa vrapimi në ecje, sikur do të bënit sikur të vraponit për ta kapur një autobus”.

Shëndeti i mirë i eshtrave ka përfitime të shumta shëndetësore, duke e përfshirë një rrezik të reduktuar të osteoporozës dhe frakturave në moshë më të vjetër.