Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

A mundet testi i erës së gojës t’i detektojë kanceret e lukthit më herët

Një test i erës së gojës për detektimin e kancereve në lukth dhe ezofag po tregohet premtues, thonë hulumtuesit.

Testi i mat pesë kimikate në duhmën e gojës. Ai ishte 85 për qind i saktë në zbulimin e këtyre kancereve në më shumë se 300 pacientë, zbulon studimi i ri, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çdo vit, 1.4 milionë raste të kancerit të lukthit dhe ezofagut (tubit kryesor nga fyti në lukth) diagnostikohen në mbarë botën. Të dy këto kancere kanë tendencë të diagnostikohen në një fazë të mëvonshme dhe shkalla pesëvjeçare e mbijetesës për këto dy kancere është 15 për qind, thanë studiuesit.

Gjetjet nga studimi u prezantuan të hënën në Kongresin Evropian të Kancerit (ECC).

"Aktualisht e vetmja mënyrë për ta diagnostikuar kancerin e ezofagut dhe atë të lukthit është endoskopia. Kjo metodë është e shtrenjtë, invazive dhe mbart rrezik të komplikimeve", tha autori i studimit dr. Sheraz Markar, në një deklaratë për shtyp të ECC. Markar vjen nga Imperial College London në Angli.

Me endoskopi, një tub fleksibël shtyhet poshtë fytit të pacientit nën anestezion deri në lukth, për ta shikuar traktin digjestiv.

"Një test i duhmës së gojës mund të përdoret si një test joinvaziv, i linjës së parë, për ta reduktuar numrin e endoskopive të panevojshme. Në afat më të gjatë. kjo mund të nënkuptojë edhe diagnozë dhe trajtim të hershëm, dhe mbijetesë më të mirë", thotë Markar.

"Për shkak se qelizat e kancerit janë të ndryshme nga ato të shëndetshmet, ato e prodhojnë një përzierje të ndryshme të kimikateve. Ky studim sugjeron se mund të jemi në gjendje t’i zbulojmë këto dallime dhe ta përdorim një test të erës së gojës për të treguar se cilët pacientë kanë të ngjarë të kenë kancer të ezofagut dhe stomakut dhe cilët jo", shpjegoi ai.

Markar shtoi se testi duhet të verifikohet në një grup më të madh para se të mund të përdoret në pacientë. Hulumtuesit thanë se janë duke e planifikuar një provë më të madhe të testit të duhmës gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Rezultatet e studimit të prezantuara nëpër tubime shkencore konsiderohen përgjithësisht preliminare derisa të jenë publikuar në ndonjë revistë të rishikuar shkencore.