Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Mungesa e vitaminës B mund ta intensifikojë migrenën deri në 300%

Migrena dhe kokëdhimbjet e rraskapitin organizmin dhe janë jashtëzakonisht të pakëndshme. Ndonjëherë ato zgjasin për orë ose ditë të tëra, ndërsa as analgjetikët më të fortë nuk mund ta lehtësojnë dhimbjen e tyre. Dhimbja pulsuese mund të shkaktojë vjellje, marramendje, ndjeshmëri ndaj dritës dhe stimuj të tjerë të pakëndshëm.

Çfarë e shkakton migrenën?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga migrena janë të prekur më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën me 20 milionë sulme në ditë, transmeton Koha.net. Femrat janë mesatarisht 18% më të prirura të preken nga migrena sesa meshkujt. Ekspertët besojnë se migrena shkaktohet nga disa faktorë:

- Qarkullim më i madh i gjakut në tru. Studimet tregojnë se migrena shkakton qarkullim të tepërt të gjakut në tru.

- Çrregullime neurologjike. Çrregullimet neurologjike janë të lidhura me aktivitetin e qelizave nervore të cilat gjithashtu mund të shkaktojnë migrena. Rritja e aktivitetit qelizor shkakton dhimbje.

- Ndryshimi në nivelet e serotoninës. Migrena mund të shkaktohet nga enët e inflamuara të gjakut që shkaktojnë nivele të ulëta serotonine.

- Ngushtimet vaskulare. Ngushtimet fillestare të enëve të gjakut dhe reduktimi i qarkullimit të gjakut, i pasuar nga zgjerimi dhe ngushtimi i enëve të gjakut, mund ta aktivizojë dhimbjen e cila shkakton migrenë.

Mungesa e vitaminave

Hulumtimi i fundit ka treguar se vitamina B6, B12 dhe acidi folik e reduktojnë shpeshtësinë e migrenave. Ekspertët besojnë se migrena mund të parandalohet me doza të larta të riboflavinës ose vitaminës B2.

Vitaminat B6 dhe B12 gjithashtu i kanë zvogëluar nivelet e homocisteinës, prania e rritur e së cilës e ka një efekt negativ në shëndet dhe shkakton sulme të migrenës.