Prindërit shpesh thonë për tinejxherët që janë dembelë, sepse rrinë kot. Por dembelia nuk është shkaku i pushimit të shpeshtë.
Ekspertët thonë se si në masë të madhe kjo është për shkak të pubertetit, i cili e merr energjinë nga të rinjtë dhe i lë më pak të interesuar për sport dhe ushtrime në krahasim me më herët., transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeorinë e ka shpikur hulumtuesi mjekësor nga universiteti Exeter, Brad Metcalf, i cili ka analizuar të dhënat e rreth 300 nxënësve britanik të cilët i kanë përcjellë prej 5 deri 15 vjet.
Të dhënat përfshijnë dhe informatat për nivelin e ushtrimeve të cilat mblidhen një herë në vit kur nxënësit mbajnë pajisje për matjen e lëvizjeve.
Studimet e mëhershme kanë sugjeruar që vajzat ushtrojnë më pak se djemtë. Analizat kanë treguar që niveli i aktivitetit fillon të bie prej moshës 9 vjeçare kur fëmijët hynë në pubertet.
Por, kjo nuk është për shkak të dembelisë, pohon dr. Metcalf, por ka lidhje me rritjen e trupit.
Metcalf ka theksuar se si proceset biologjike ndikojnë në trupin e adoleshentëve dhe e marrin energjinë nga ata që trupi dhe muskujt të rriten. Tek vajzat trupi përgatitet edhe për shtatzëni të ardhshme.
“Fakti që ka rënë aktiviteti tek djemtë dhe tek vajzat ka shumë më shumë lidhje me evolucionin se sa me dembelinë. Kjo i nxit tinejxherët për të ndenjur kot dhe pushuar. Por shpresohet që pasi që e përballojnë pubertetin do të zgjohen nga shtrati dhe do t’u kthehen ushtrimeve”, ka thënë Tam Fry nga fondacioni Child Growth.