Shkencëtarët e kanë zhvilluar një ilaç të ri i cili mund të jetë një alternativë më e sigurt i morfinës për përdorim mjekësor. Studiuesit zbuluan se variantet e inxhinieruara të endomorfinës, një kimikat natyral në trup, janë të forta sa morfina kur është fjala për ndaljen e dhimbjes.
Për më tepër, ilaçi nuk e prodhon ndonjë nga efektet anësore të padëshiruara që vijnë me ilaçet e bazuara në opium - si varësia e jashtëzakonshme. Për momentin, gjetjet kanë të bëjnë vetëm me testet në minj, por ky është një fillim premtues për atë që mund të jetë një qetësues i fuqishëm dhe më pak problematik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedikamentet opioide kundër dhimbjes janë përdorur zakonisht për të trajtuar dhimbje të rënda dhe kronike, por përveç cilësive të tyre të varësisë, pacientët gjithashtu e krijojnë një tolerancë ndaj tyre me kalimin e kohës. Përveç varësisë, kjo mund të bëjë që dozat më të larta - dhe mbidozat në situata të abuzimit të ilaçeve – të jenë të rrezikshme. Mbidozimi mund të shkaktojë dëmtim motorik dhe depresion potencialisht fatal respirativ, duke rezultuar në mijëra vdekje në SHBA çdo vit.
Për dallim prej kësaj, studiuesit zbuluan se endomorfina e inxhinieruar tek minjtë shkaktoi lehtësim të ngjashëm të dhimbjes por pa probleme që rrjedhin nga ilaçet me bazë të opiumit.
"Këto efekte anësore mungonin apo ishin reduktuar me ilaçin e ri," tha farmakologu dhe neuroshkencëtari James Zadina nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Tulane.
"Nuk është e zakonshme për një peptid që të ofrojë një lehtësim aq të fuqishëm nga dhimbja me kaq pak efekte anësore."
Në testimin e tyre, shkencëtarët zbuluan se variantet e tyre të endomorfinës e prodhuan një lehtësim të barabartë ose më të madh të dhimbjes se morfina pa shkaktuar frymëmarrje të ngadalshme tek minjtë. Kur një dozë e ngjashme e fuqishme e morfinës u jepet kafshëve, kafshët përjetojnë depresion të ndjeshëm respirativ.
Problemet e koordinimit motorik poashtu nuk ishin të dukshme në minjtë të cilëve u ishte dhënë endomorfina, megjithëse dëmtimi i ndjeshëm mund të shihej në kafshët që kishin marrë morfinë. Ilaçi i inxhinieruar gjithashtu prodhoi shumë më pak tolerancë se morfina, transmeton Koha.net.
Për të përcaktuar nëse ilaçi i ri ishte problematik, studiuesit i zhvilluan disa teste për të cilat thonë se janë parashikuese të abuzimit njerëzor me ilaçe.
Kjo përfshinte vëzhgimin nëse kafshët kalonin më shumë kohë në një vend ku kishin marrë substanca. Me morfinën, minjtë rrinin në atë vend, por me endomorfinën jo.
Në një tjetër eksperiment, minjtë mund ta shtypnin një shufër për ta prodhuar një infuzion të ilaçit. Kafshët demonstruan përpjekje për ta marrë morfinën, por nuk e shtypnin shufrën për ta marrë ilaçin e inxhinieruar.
Gjetjet, të botuara në Neuropharmacology, janë një zhvillim emocionues, duke pasur parasysh se si janë medikamentet problematike dhe shkatërruese me bazë të opiumit, por është herët për variante neokimike të studiuesve.
Ekipi shpreson të fillojë me provat klinike në njerëz brenda dy viteve të ardhshme. Në qoftë se rezultatet në testimin me njerëzit tregojnë efekte të ngjashme me ato të vëzhguara në minjtë, atëherë vërtetë mund të kenë gjetur diçka këtu.
Sidomos pasi të dhënat e reja të cilat dolën kohët e fundit duke treguar se numri i vdekjeve nga mbidoza e ilaçeve e ka arritur një rekord të ri në vitin 2014 në SHBA, me një total prej 47.055 njerëzve. Meqë kjo shifër është shkaktuar kryesisht nga opiatet - përfshirë ilaçet e përshkruara – sa më shpejt që mund të kemi qetësues dhimbjesh më pak të rrezikshëm dhe që nuk krijojnë varësi, aq më mirë.