Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Vaji i ullirit ekstra i virgjër ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe në parandalimin e Alzheimerit

Prej kohësh ka qenë e ditur se sa përfitime të mira ka dieta mesdhetare për shëndetin tonë, në veçanti vaji i ullirit.

Shkenctarët në studimin e ri e zbuluan edhe një tjetër tipar të vajit të ullirit që ka efekt pozitiv në shëndetin. Bëhet fjalë për ruajtjen e kujtesës dhe aftësinë e saj për ta mbrojtur trurin nga sëmundja Alzheimer.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët nga Shkolla e Mjekësisë Lewis Katz në Universitetin Temple publikuan studimin e tyre në Annals of Clinical and Translational Neurology, transmeton Koha.net. Ata zbuluan se vaji i ullirit ekstra i virgjër e zvogëlon formimin e shtresave beta amiloide dhe nyjave neurofibrilatore – tregues këta klasikë të sëmundjes Alzheimer.

Prof. Domenico Pratico me ekipin e tij i zbuluan mekanizmat që qëndrojnë prapa vetive mbrojtëse të vajit të ullirit. E ul inflamacionin në tru dhe e aktivizon procesin e autofagisë. Në procesin e autofagisë qelizat i pastrojnë mbeturinat ndërqelizore dhe toksinat e tilla siç janë shtresat amiloide dhe nyjëzat-tau.

“Minjve të cilëve u është dhënë vaj ulliri ekstra i virgjër e kishin një nivel më të lartë të autofagisë në qelizat e trurit dhe nivele të reduktuara të shtresave amiloide dhe tau-proteinës që është përgjegjës për nyjat neurofibrilatore të cilët kontribuojnë në mosfunksionimin e qelizave nervore përgjegjëse për paraqitjen e sëmundjes Alzheimer”, ka thënë Pratico.

Shkencëtarët i ndanë kafshët në dy grupe. Janë vërejtur dallime të mëdha në pamjen dhe në funksionin e qelizave të trurit. Lidhjet midis neuroneve të ashtuquajtura sinapse ishin të ruajtura më mirë tek minjtë të cilëve u ishte dhënë vaji i ullirit dhe tek ata ka pasur rritje në procesin e autofagisë. Ata treguan kujtesë më të mirë punuese dhe aftësi më të mirë të të mësuarit.

Ky zbulim është shumë i rëndësishëm sepse shkencëtarët besojnë se autofagia e reduktuar e shënon fillimin e sëmundjes Alzheimer. Ata duan të vazhdojnë me hulumtime dhe të zbulojnë nëse vaji i ullirit ndihmon në shërimin dhe në ndalimin e sëmundjes edhe pasi të jetë shfaqur ajo.