Hulumtuesit kanë studiuar efekte të ndryshme të aplikimit akut dhe kronik të flavanolit të kakaos në fusha të ndryshme kognitive, dhe me këtë rast rezultoi se janë përmirësuar procese të ndryshme kognitive me konsumin e përditshëm të flavanolit të kakaos.
Kakao është e pasur me flavanol, i cili bën pjesë në një prej komponimeve natyrore që i mbrojnë neuronet, kështu që tek të anketuarit është vërejtur përmirësim në kujtesën e punës dhe përmirësim në procesimin e informacionit vizual pas pirjes së kakaos, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rezultatet e treguan potencialin e flavanolit të kakaos që i përmirëson dhe i mbron proceset kognitive tek personat që kanë probleme me këtë. Gjithashtu e redukton rrezikun prej disa sëmundjeve kardiovaskulare”, tha Valentina Socci nga Universiteti L'Aquila në Itali.
Konsumi i vazhdueshëm i kakaos dhe i çokollatës mund të sjellë efekte pozitive në funksionet kognitive me kalimin e kohës. Megjithatë, ekzistojnë efekte anësore të lidhura me vlerën e kalorive të lartë të çokollatës, pastaj kafeinës dhe teobrominit, dhe shumë aditivëve siç janë sheqeri dhe qumështi. Prandaj shkencëtarët rekomandojnë që më shumë të konsumohet çokollata e zezë, e cila është më e shëndetshme dhe më e pasur me flavanol.