Edhe pse është e vërtetë se paraja nuk e blen lumturinë, sërish ajo mund të sigurojë një jetesë më të mirë dhe kjo nuk është pak.
Por pyetja që na mundon gjithmonë është: sa duhet të fitojmë në mënyrë që të jemi të lumtur?
Paraprakisht duhet të sqarojmë se njerëzit dhe vendet ku jetojnë janë të ndryshme, ndaj rrjedhimisht pritshmëritë dhe mundësitë variojnë. Megjithatë, studimi i ri që ka bërë fondacioni “Joseph Rowntree Foundation” (JRF) është bazuar në standardin e jetesës të të gjitha vendeve, duke përpiluar një mesatare të parave që dikush duhet të marrë në një vit, në mënyrë që të prekë lumturinë.
Sipas studimit, në mënyrë që një person të jetë i lumtur, duhet të fitojë 17.900 funte në vit (rreth 20 mijë euro) nëse është beqar, ndërkohë që dy prindër me dy fëmijë duhet të fitojnë nga 20,400 funte secili (rreth 23 mijë euro), mirëpo një prind me një fëmijë parashkollor duhet të fitojë 25,900 funte (gati 30 mijë euro).
Këto rezultate kanë dalë duke u bazuar në statistikat e shteteve lidhur me standardin e jetesës si dhe rreth 200,000 intervistave me persona të niveleve të ndryshme.
Në këtë studim janë përjashtuar intervistat me miliarderët, sepse sipas ekspertëve, ata kanë të tjera pritshmëri dhe do të ndërlikonin së tepërmi rezultatet nëse do të merreshin parasysh.