Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

WHO paralajmëron: Seksi oral përhap bakter të rrezikshëm

Seksi oral po prodhon gonorre të rrezikshme dhe mos përdorimi i prezervativit ndihmon në përhapjen e tij, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Kjo organizatë paralajmëron se nëse dikush preket nga gonorreja, tani është shumë më e vështirë të trajtohet, e në disa raste është edhe e pamundshme. Infeksioni seksualisht i transmetueshëm me shpejtësi po zhvillon rezistencë ndaj antibiotikëve, raporton BBC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët thonë se gjendja është “mjaft e zymtë” me disa barna të reja në horizont.

Dr Teodora Wi, nga WHO, ka thënë se janë evidentuar tre raste – në Japoni, Francë dhe Spanjë – ku infeksioni ka qenë tërësisht i patrajtueshëm, transmeton Koha.net.

“Gonorreja është infeksion shumë i mençur, sa herë që prezantohen antibiotikë të rinj për trajtim të saj, virusi bëhet rezistent”, ka thënë Wi.

Gonorreja mund t’i infektojë gjenitalet, zorrën e trashë dhe fytin, por është kjo e fundit që i ka shqetësuar më së shumti zyrtarët shëndetësorë.

Dr. Wi thotë se rënia në përdorimin e prezervativit, që kishte pësuar rritje nga frika e HIV/Aids, mendohet se ndihmon në shpërndarjen e infeksionit.

Çka është gonorreja?

Kjo sëmundje shkaktohet nga bakteri i quajtur “Neisseria gonorrhoea”. Infeksioni shpërndahet nga seksi i pambrojtur vaginal, oral dhe anal. Simptomat mund të përfshijnë shkarkime të dendura të gjelbra apo të verdha nga organet seksuale, dhimbje gjatë urinimit dhe gjakderdhje mes periudhave të menstruacioneve.

Megjithatë, nga të infektuarit, rreth një në 10 meshkuj heteroseksualë dhe më shumë se tre të katërtat e femrave, e po ashtu edhe meshkujt homoseksualë, kanë simptoma vështirë të identifikueshëm, transmeton Koha.net.

Mos-trajtimi i infeksionit mund të çojë në infertilitet, sëmundje inflamatore të legenit dhe mund t’i kalojë një fëmije gjatë shtatzënisë.

WHO u bën thirrje vendeve të monitorojnë shpërndarjen e gonorresë rezistente dhe të investojnë në barna të reja.