Shkalla e suksesit të ngjizjes tek çiftet që i nënshtrohen trajtimit IVF varet edhe nga ajo se sa vjet i ka mashkulli, sipas një studimi amerikan.
Në rastin e meshkujve më të moshuar, shanset për ngjizje jashtëtrupore janë më të vogla sesa tek meshkujt më të rinj, të cilët e kanë një partnere të së njëjtës moshë. Universiteti i Harvardit e prezantoi një studim të 19.000 cikleve të IVF, me çfarë u hodhën poshtë paragjykimet se ky trajtim varet vetëm prej femrave, dhe se fertiliteti mashkullor zgjat përgjithmonë, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi tek ngjizja natyrore, ashtu edhe ajo e asistuar, mutacionet e spermës dhe zvogëlimi i sasisë së spermës tek meshkujt më të vjetër e zvogëlojnë mundësinë për shtatzëni. Studimet e mëparshme kanë treguar se sa më e vjetër që është sperma, aq më e prirur është ajo për defekte gjenetike dhe është e lidhur me zhvillimin e autizmit dhe skizofrenisë tek fëmijët.
Megjithatë, femrat kanë më shumë ndikim në fertilitet sesa meshkujt. Studimi konstatoi se meshkujt e moshës mes 40 dhe 42 vjet kanë një shans 46 për qind më të vogël të ngjizjes së foshnjes përmes trajtimit IVF, në krahasim me meshkujt 35 vjeç, me kusht që partnerja të jetë nën moshën 30-vjeçare.
Femrat tridhjetepesëvjeçare kanë shumë më shumë sukses me meshkujt që janë më të rinj se 30 vjet dhe atë qysh në ciklin e parë, në krahasim me ato me partnerë të cilët janë në mesin e të ’30-ave.