Stresi është një shkas i mundshëm i dëmtimit të lehtë kognitiv në mesin e të rriturve më të moshuar, konstaton studimi i ri nga Albert Einstein College of Medicine dhe Montefiore Health System, transmeton koha.net.
Në një studim të publikuar në revistën Alzheimer Disease & Associated Disorders, ata që kanë prirje për nivel më të lartë të stresit kishin më shumë se dy herë më shumë gjasa të përjetonin dëmtim kognitiv sesa ata që nuk janë (të prirur).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Studimi ynë ofron dëshmi të forta se stresi i perceptuar i rrit gjasat që një person i moshuar do të zhvillojë aMCI [dëmtim amnestik të lehtë kognitiv], tha autori dr. Richard Lipton. "Për fat të mirë, stresi i perceptuar është një faktor i modifikueshëm rreziku për dëmtim kognitiv, duke e bërë atë një objektiv potencial për trajtim".
Për ta kryer hulumtimin, shkencëtarët i analizuan të dhënat e mbledhura nga 507 të rriturit mbi moshën 70-vjeçare, të regjistruar në Einstein Aging Study të vendosur në Bronx County të New Yorkut. Gjatë studimit, 71 persona u diagnostikuan me aMCI; gjinia, depresioni dhe arsimimi ishin gjithashtu faktorë.
Për shkak të natyrës së shërueshme të stresit, hulumtuesit besojnë se kujdesi për problemet e ankthit tek të rriturit më të moshuar mund të ndihmojë në zvogëlimin e nivelit të atyre që janë të diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer në Shtetet e Bashkuara, që janë afërsisht 470.000 në vit, transmeton koha.net.
"Stresi i perceptuar i pasqyron vështirësitë e përditshme të cilat i përjetojmë të gjithë, si një mënyrë për t’i vlerësuar dhe përballuar këto ngjarje", tha bashkautorja Mindy Katz në një deklaratë. "Stresi i perceptuar mund të ndryshohet me uljen e pavetëdijshme të stresit, terapitë kognitive dhe të sjelljes dhe ilaçet për uljen e stresit. Këto ndërhyrje mund ta shtyjnë apo edhe ta parandalojnë rënien kognitive të një individi".
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njofton se simptomat e sëmundjes Alzheimer për herë të parë u shfaqën në shumicën e të rriturve pas moshës 60-vjeçare meqë rreziku rritet derisa individët plaken. Ai njihet të jetë nxitur nga faktorë të tjerë si historia familjare dhe ndryshimet e trurit gjatë gjithë jetës. Hulumtimet për lidhjen reciproke në mes të sëmundjeve të trurit dhe edukimit, dietës dhe mjedisit janë në vazhdim e sipër.