Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Eksperti i qëndrueshmërisë: ilaçet mund t’u ndihmojnë “dembelëve” të ushtrojnë

Eksperti i qëndrueshmërisë sugjeron që ilaçet mund t’u ndihmojnë “dembelëve” të ushtrojnë. Në atë që është përshkruar si “doping për dembelët” një ekspert qëndrueshmërie në Universitetin e Kentit e ka mbështetur përdorimin e ilaçeve psikoaktive për t’i inkurajuar personat dembelë që të ushtrojnë, transmeton koha.net.

Së bashku me mungesën e kohës, tendosja fizike është një nga pengesat kryesore të perceptuara për të ushtruar. Kjo nuk është për t'u habitur, sepse njerëzit kanë evoluuar që të jenë “dembelë”, apo ta ruajnë energjinë. Prof. Samuele Marcora sugjeron që reduktimi i perceptimit të përpjekjeve gjatë ushtrimeve duke e përdorur kafeinën apo ilaçet e tjera psikoaktive (p.sh. metilfenidatinën dhe modafinilinën) mund t’i ndihmojë shumë njerëz të vazhdojnë të shkojnë në palestër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë që e pranon se një ndërhyrje e tillë është si drastike ashtu edhe e diskutueshme, prof. Marcora thekson se perceptimi i përpjekjeve është një nga arsyet kryesore se pse shumica e njerëzve i zgjedhin aktivitetet pasive për kohën e lirë. Krahasuar me të shikuarit e televizorit (zero përpjekje), edhe aktivitetet fizike me intensitet të moderuar, si ecja, kërkojnë përpjekje të konsiderueshme. Ai thotë se gjetja e një mënyre që i bën njerëzit me motivim të ulët të bëjnë edhe më shumë ushtrime të moderuara, si ecja, mund të jetë veçanërisht e dobishme.

Në mënyrë të ngjashme, një reduktim në perceptimin e përpjekjeve do të jetë shumë i dobishëm për shumë njerëz të cilët i konsiderojnë ushtrimet të vështira, sepse ata janë me mbipeshë dhe/ose ushtrojnë pas punës në një gjendje të lodhjes mendore.

Prof. Marcora gjithashtu thekson se derisa nuk ka kundërshtim të fortë etik ndaj përdorimit të ilaçeve psikoaktive për të ndihmuar në lënien e duhanit (nikotinës) ose trajtimin e trashjes (frenuesit e oreksit), perceptimi negativ i dopingut në sport mund ta parandalojë përdorimin e stimuluesve dhe ilaçeve të tjera psikoaktive për ta trajtuar pasivitetin fizik.

Duke pasur parasysh se mungesa e aktivitetit fizik është përgjegjëse për dy herë më shumë vdekje se obeziteti, ai shpreson se trajtimi psikofarmakologjik për pasivitetin fizik do të merret parasysh në mënyrë të drejtë dhe seriozisht se sa të refuzohet menjëherë në bazë të konsideratave të palidhura etike rreth dopingut në sport.

Prof. Samuele Marcora është drejtor i kërkimeve në Shkollën e Shkencave Sportive dhe Ushtrimore në Universitetin e Kentit. Artikulli i tij Can Doping be a Good Thing? Using Psychoactive Drugs to Facilitate Physical Activity Behaviour është publikuar në revistën Sports Medicine.

{gallery}