A e keni ditur se njerëzit që hanë shumë fruta dhe perime të freskëta nuk mund ta durojnë shijen e cigareve? Kjo tezë është konfirmuar nga shkenca.
Mishi, alkooli dhe kafeina e bëjnë aromën e cigares më të mirë seç ajo është. Kur përpiqeni ta lini duhanin, ajo që definitivisht do t’ju ndihmojë është rritja e konsumit të frutave dhe perimeve të freskëta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitamina C do t’ju ndihmojë në detoksifikimin e trupit. Rritja e konsumit të vitaminës C do ta përshpejtojë metabolizmin dhe do ta rrisë numrin e qelizave të bardha të gjakut.
Vitamina C ndikon drejtpërdrejt në nivelin e nikotinës në trup. Pirja e rregullt e lëngut të portokallit, rritja e konsumit të kivit dhe lëngut të karotës, si dhe konsumi më i shpeshtë i lulelakrës mund ta plotësojë nevojën e përditshme të trupit për vitaminë C.
A e keni ditur se nikotina e dehidraton trupin? Kur doni ta detoksifikoni organizmin, është e rëndësishme ta rritni konsumin e ujit i cili do t’ju ndihmojë në shpëlarjen e veshkave dhe gjëndrave mbiveshkore.
Nikotina në trup mbetet 48 orë, ekspertët rekomandojnë që gjatë lënies së duhanit ta rrisni konsumin e ujit të kokosit për t’i zëvendësuar elektrolitet dhe mineralet e humbura.
Një numër i madh i duhanpirësve e ndjenë dëshirën për cigare kur janë të uritur. Rritja e konsumit të fibrave do ta reduktojë dëshirën për cigare, transmeton Koha.net. Konsumin e fibrave rriteni me konsumin e shpeshtë të frutave dhe perimeve. Frutat e zvogëlojnë dëshirën e rreme për cigare dhe në mënyrë natyrale e detoksifikojnë trupin.
Brokoli do t’ju ndihmojë në rigjenerimin e mushkërive dhe indeve të mushkërive. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës B5 dhe fibrave, kështu që ekspertët rekomandojnë që ta rrisni konsumin e kësaj perime gjatë procesit të lënies së pirjes së duhanit.
Spinaqi gjithashtu e përkeqëson shijen e duhanit, dhe është një burim i shkëlqyer i acidit folik. Acidi folik ndihmon në reduktimin e dëshirës për cigare.
Përmes konsumit ditor të spinaqit do ta zvogëloni nevojën për cigare. Nëse e rritni konsumin e spinaqit, gjithsesi rriteni konsumin e ujit për shkak se mund t’i ngarkojë veshkat.