Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e gastritit

Gastriti është inflamacioni i shtresës së brendshme të stomakut dhe shkaktari kryesor i tij është infeksioni bakterial nga helikobakter pylori.

Ai mund të shfaqet papritur (gastriti akut) ose ngadalë me kalimin e kohës (gastriti kronik). Në disa raste, gastriti mund të shkaktojë ulcerë dhe rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shenjat dhe simptomat e gastritit janë gërryerje ose ndjesi djegie dhe dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, që mund të përkeqësohet ose përmirësohet me ngrënien, të përziera, të vjella dhe ndjesi e fryrjes në pjesën e sipërme të barkut pasi keni ngrënë.

Një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh mund të rrisin rrezikun e gastritit, si sëmundja Crohn dhe sarkoidoza, një gjendje kur qelizat inflamatore rriten në trup. Faktorët që mund të rrisin rrezikun e gastritit janë infeksioni bakterial, përdorimi i rregull i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, mosha e tretë, abuzimi me alkoolin, stresi dhe sëmundje dhe gjendje të tjera shëndetësore.