Kimikatet në xhelin për dush e çrregullojnë ekuilibrin natyror të baktereve në lëkurë, të cilat e mbrojnë nga aknet dhe ekzemat, ndërsa kontakti me papastërtinë i mëson t’i njohin mikrobet e dëmshme, transmeton koha.net.
Para daljes së xheleve dhe sapunëve të ndryshëm për dush, njerëzit kanë jetuar më shëndetshëm. Ata laheshin me ujë dhe eventualisht me sapun të cilin e kishin bërë vetë, ndërsa sot shumica e njerëzve e kanë të vështirë ta paramendojnë që të mos lahen çdo ditë me sapun dhe të bëjnë dush apo banjë në vaskë. Kjo shprehi e shkatërron sistemin imunitar dhe i çrregullon nivelet delikate natyrore të baktereve në lëkurë, të cilat nuk janë aty pa arsye.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë qoftë se nuk janë të çrregulluara, në kontakt me papastërtinë i njohin bakteret e dëmshme dhe lëkurën e mbrojnë nga, për shembull, aknet dhe ekzemat. Trupi i njeriut ka triliona baktere në lëkurë dhe zorrë, ndërsa ekuilibri i tyre natyral është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Kontakti i rregullt me papastërtinë e mëson bashkësinë e baktereve që t’i njohin se cilat janë të këqija dhe cilat nuk bëjnë. E vetmja gjë që e rekomandoj është përdorimi i një sapuni të butë të bërë nga përbërësit organik - thotë gastroenterologia Robynne Chutkan.
Ajo shton se shumica e sapunëve antibakterialë janë të mbushur me kimikate të forta të cilat e çrregullojnë ekuilibrin e baktereve në lëkurë dhe se larja vetëm me ujë është e mjaftueshme. Të vetmet vende që kanë nevojë për pak sapun organik janë sqetullat dhe ijët. Ekspertja thotë se papastërtia nuk është shkaku i sëmundjes, por vrasja e vazhdueshme e baktereve të mira, dhe se dezinfektimi i duarve me xhele të ndryshme dhe peceta të lagështa është gjithashtu i panevojshëm, përcjell Daily Mail.