Shkencëtarët thonë se e kanë një përgjigje për një mister të vazhdueshëm dhe të çuditshëm për zhvillimin e trurit.
Ata e kanë ditur prej kohësh se materia gri e trurit zvogëlohet në vëllim gjatë adoleshencës - edhe pse performanca mendore përmirësohet në mënyrë dramatike nga fëmijëria deri në moshën e rritur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMateria gri është indi në zonat e trurit të përfshira në shikim dhe dëgjim, kujtesë, të folur, emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll, mes tjerash.
Derisa ai zvogëlohet në vëllim gjatë adoleshencës, një studim i ri i Universitetit të Pensilvanisë konstatoi se ai bëhet më i dendur për ta kompensuar këtë.
Dhe derisa vajzat kanë volum më të ulët të trurit se sa djemtë, në proporcion me madhësinë e tyre më të vogël, materia e tyre gri është më e dendur, transmeton Koha.net. Kjo mund të jetë arsyeja se pse aftësitë e tyre mendore janë të krahasueshme, thanë hulumtuesit.
“Është mjaft e rrallë për një studim të vetëm që ta zgjidhë një paradoks që ka mbetur në një fushë për dekada, e lëre më dy paradokse”, tha udhëheqësi i studimit, Ruben Gur, në një njoftim për shtyp të universitetit. Ai është profesor i psikiatrisë në Penn's Perelman School of Medicine.
Gur tha se gjetjet ndihmojnë në shpjegimin e shkallës dhe intensitetit të ndryshimeve në sjelljen dhe aftësinë mendore që ndodhin midis fëmijërisë dhe adoleshencës.
“Nëse jemi në enigmë nga sjellja e adoleshentëve, mund të ndihmojë njohuria se ata duhet të përshtaten me një tru që po ndryshon në përmasat e tij dhe kompensimin në të njëjtën kohë kur kërkesat për performancën dhe sjelljet e pranueshme vazhdojnë të rriten”, tha ai.
Pra, ndërsa adoleshentët e humbin vëllimin e trurit dhe vajzat kanë vëllim më të ulët të trurit se djemtë, kjo kompensohet nga dendësia e rritur e materies gri, shpjeguan studiuesit.
“Tani e kemi një koncept më të pasur dhe më të plotë se çfarë ndodh gjatë zhvillimit të trurit dhe tani i kuptojmë më mirë proceset e shpalosura komplementare në tru, të cilat e përshkruajnë se çfarë ndodh”, përfundoi Gur.
Studimi u publikua kohët e fundit në Journal of Neuroscience.