Gjithnjë e më shumë hulumtime po tregojnë se ushtrimet nuk ndihmojnë në humbje të peshës siç mendojnë shumica e njerëzve. Nutrologia australiane, Jessica Shepel, pohon se ushtrimet e tepërta mund ta ndalojnë djegien e yndyrës, transmeton koha.net.
"Nga këndvështrimi profesional dhe personal mund t’ju them se ushtrimet e tepruara mund të shkaktonjë më shumë dëm se sa dobi. Vazhdimisht kam klientë, të cilët ushtrojnë çdo ditë, disa edhe dy herë në ditë, dhe nuk mund të dobësohen. Kur ushtroni shumë, nivelet e kortizolit rriten. Mos harroni që trupi juaj nuk e bën dallimin në mes të stresit normal dhe ushtrimeve stresuese," thotë nutrologia dhe autorja më e shitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSepel thekson se trupi për shkak të niveleve të larta të kortizolit nuk mund ta djegë yndyrën, sepse është shumë i zënë duke u përpjekur që ta vendosë ekuilibrin në mes të sistemit nervor parasimpatik dhe simpatik.
Në vend të ushtrimeve intensive ajo rekomandon ecje, pilates dhe joga.
"Klientët, të cilët kanë ardhur më pas në zyrën time flinin shumë më mirë, kishin më shumë energji dhe rrobat e tyre u ishin bërë të mëdha," tha Shepel.
Pra, në qoftë se ushtroni shumë për të humbur peshë, dhe nuk shihni rezultate, kjo do të thotë se ushtrimet e tepruara po ua vështirësojnë punën.
"Trupi i çlodhur është një trup i shëndetshëm dhe është shumë e rëndësishme që të filloni të pushoni çdo ditë", tha Shepel.