Ndërkohë që të rinjtë e arrijnë moshën madhore, preferencat e tyre për ushqime të ëmbla në mënyrë tipike bien. Por, për personat me obesitet, studimi i ri tregon se rënia mund të mos jetë aq e madhe dhe se sistemi i trurit për shpërblim funksionon ndryshe tek obesët sesa tek personat më vitalë, gjë që mund ta luajë një rol në këtë fenomen, transmeton koha.net.
Gjetjet e reja janë publikuar online më 15 qershor, në revistën Diabetes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ne besojmë se mund ta kemi identifikuar një anomali të re në marrëdhëniet midis reagimit ndaj shpërblimit për ushqim dhe dopaminës në trurin e individëve me obesitet," tha autorja e parë e studimit, Marta Yanina Pepino, asistente profesori e mjekësisë. "Në përgjithësi, njerëzve u bie gjithnjë e më shumë dëshira për gjëra të ëmbla derisa kalojnë nga adoleshenca në moshën madhore. Gjithashtu, derisa plakemi, ne kemi gjithnjë e më pak receptorë të dopaminës në një strukturë të trurit, të quajtur striatum, e cila është kritike për sistemin e shpërblimit. Ne kemi konstatuar sesi mosha më e re ashtu edhe sasia më e vogël e receptorëve të dopaminës janë të lidhura me një preferencë të lartë për ëmbëlsirat tek personat me peshë normale. Megjithatë, tek personat me obesitet, ky nuk ishte rasti në studimin tonë."
Hulumtuesit i studiuan 20 subjekte me pesha të shëndetshme dhe i krahasuan ata me 24 persona që konsiderohen obesë, ku secili prej tyre e kishin një indeks të masës trupore prej 30 ose më të lartë. Vullnetarët e studimit ishin 20 deri në 40 vjeç.
Pjesëmarrësit morën pije që përmbanin nivele të ndryshme të sheqerit për t’i përcaktuar shkallët e ëmbëlsisë që çdo individ i preferon. Hulumtuesit pastaj kryen skanime PET për t’i identifikuar receptorët e dopaminës të lidhur me shpërblime në trurin e çdo personi. Dopamina është kimikati kryesor në tru i cili na bën të ndihemi mirë. PET skanimet na zbulojnë se edhe pse kishte një lidhje në mes të receptorëve të dopaminës, preferencës për gjëra të ëmbla dhe moshës së njerëzve të dobët, ky model nuk ishte i vërtetë në trurin e personave obesë.
"Kemi gjetur dallime në preferencën për ëmbëlsira në mes të individëve, dhe kemi gjetur edhe ndryshime individuale në receptorët e dopaminës - disa njerëz kanë nivele të larta dhe disa të ulëta - por kur shikuam se si këto gjëra shkojnë së bashku, prirja e përgjithshme tek personat me peshë normale ishte se posedimi i receptorëve të dopaminës u shoqërua me një preferencë të lartë për ëmbëlsira", tha bashkëhulumtuesja Tamara Hershey, profesoreshë e psikiatrisë, neurologjisë dhe radiologjisë.
Por kjo nuk ishte e vërtetë për subjektet obese. Marrëdhënia në mes të moshave të tyre, preferencave për gjëra të ëmbla dhe receptorëve të dopaminës nuk e ndoqi modelin që shihet tek personat që peshonin më pak.
Pepino dhe Hershey sqaruan se është e mundur që rezistenca ndaj insulinës ose disa ndryshime të tjera metabolike të lidhura me obesitet mund të kontribuojnë në mungesën e këtyre lidhjeve në grupin e obesëve. Edhe pse asnjë nga pjesëmarrësit obesë në studim nuk kishte diabet, disa kishin përqendrime të larta të glukozës dhe insulinës në gjak, dhe disa po bëheshin rezistent ndaj insulinës. Hulumtuesit besojnë se këta faktorë mund ta kenë ndryshuar reagimin e trurit ndaj gjërave të ëmbla.
"Ekziston një lidhje midis rezistencës ndaj insulinës dhe sistemit të shpërblimit të trurit, kështu që kjo mund të ketë lidhje me atë që e kemi parë në subjektet obese," tha Hershey. "Ajo që është e qartë është se dhjami shtesë i trupit mund të ushtrojë efekte jo vetëm në mënyrën se si e metabolizojmë ushqimin, por edhe sesi truri ynë i percepton shpërblimet kur e hamë atë ushqim, veçanërisht kur bëhet fjalë për diçka të ëmbël."
Legjenda: Ndërkohë që të rinjtë e arrijnë moshën madhore, preferencat e tyre për ushqime të ëmbla zakonisht bien. Por një ekip hulumtues i Shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Washingtonit, i udhëhequr nga Marta Yanina Pepino dhe Tamara Hershey, kanë konstatuar se për personat me obesitet, kjo rënie mund të mos jetë aq e madhe, dhe se sistemi i shpërblimit të trurit mund të jetë duke vepruar ndryshe. (Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Washingtonit)