Deri në shekullin e 19-të, njerëzit kanë fjetur në dy faza prandaj edhe nuk duhet të shqetësoheni në qoftë se zgjoheni natën. Ndoshta ju vetëm po e ndiqni orën biologjike, sipas së cilës njerëzit për mijëra vjet i kanë kryer aktivitetet e tyre të ditës dhe natës, transmeton koha.net.
Kur Dielli perëndonte, ata visheshin për pushim e gjumë, dhe pastaj do të zgjoheshin në mes të natës dhe do t’u përkushtoheshin aktiviteteve të tjera: shoqërimit me fqinjët, ushqimit të mbrëmjes, bisedave, pirjes së duhanit, lutjeve ose do të bënin fëmijë. Pas këtyre pak orëve të zgjuara ata do të ktheheshin në gjumë, prandaj nata, së bashku me pauzën, do t’u zgjaste pothuajse 12 orë. Shkencëtarët e quajtën këtë gjumë dyfazor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpekulimet në lidhje me aktivitetet e natës i konfirmoi historiani i vlerësuar Roger Ekirch, profesor në Universitetin e Virxhinias. Ai e analizoi çdo gjë nga letrat private deri tek veprat letrare dhe regjistrat e gjykatave për të gjetur më shumë se 500 referenca në të cilat përmendet "gjumi i parë" dhe "gjumi i dytë". Për më tepër, ai gjeti edhe këshilla se çfarë duhet bërë si dhe libra lutjesh për lutjet në mes të dy fazave të gjumit.
Charles Dickens në një për veprat e tij të vitit 1840 shkroi: "E dinte se tmerri i cili filloi me gjumin e tij të parë do të jetë i pranishëm edhe pasi ai të zgjohet." Dhe Cervantes në Don Kishotin e vitit 1615 shkroi: "Don Kishoti e përcolli natyrën e tij dhe ishte i kënaqur me ëndrrën e tij të parë. Ai nuk mund të kërkonte për diçka më shumë. Sa për Sanchon atij kurrë nuk i duhej gjumi i dytë. Ai flinte deri në mëngjes.
"Ky zakon u zbeh me paraqitjen e ndriçimit të rrugëve dhe të dhomave, në një kohë kur me shpejtësi u rrit popullariteti i tavernave dhe restoranteve. Gjumi në dy faza kështu u shpall një humbje kohe dhe ky zakon u harrua plotësisht në fillim të shekullit të 20-të.