Para se ta filloni ndonjë dietë e cila shpesh ka efekte afatshkurtra, mendoni për mënyra natyrore për ta përshpejtuar metabolizmin, dhe me këtë edhe të largoni kilogramë të tepërt. Një pije të tillë magjike natyrore e keni para syve tuaj çdo ditë, ndërsa ju duhet vetëm një limon dhe uji i vakët.
Nëse çdo ditë para se të hani mëngjes e shtrydhni në një gotë një limon, e përzieni atë me ujë të vakët dhe e pini, ju jo vetëm që do ta stimuloni trupin tuaj për të humbur peshë, por gjithashtu do ta pastroni mëlçinë dhe organizmin prej toksinave të akumuluara, transmeton Koha.net. Uji i vakët dhe limoni janë një kombinim fitues për përshpejtimin e metabolizmit tuaj dhe sistemit të tretjes, gjë që ndikon në dobësimin e shëndetshëm nga i cili nuk do t’ju kthehen kilogramët e padëshiruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë pije natyrore mund ta pini edhe gjatë ditës, por më së shumti rekomandohet në mëngjes, në lukth të zbrazët. Pijen duhet ta pini gllënjkë për gllënjkë, ndërsa gjysmë ore pas kësaj mund të hani mëngjes.
Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që është arsyeja se pse ka efekt shumë pozitiv në përmirësimin e sistemit imunitar. Limoni gjithashtu e përshpejton pastrimin e gjakut, dhe besohet se ndihmon edhe me sëmundje të ndryshme të sistemit kardiovaskular.
Megjithatë, uji i vakët dhe limoni nuk do t’i eliminojnë aq thjesht kilogramët e tepërt. Përveç kësaj pijeje, duhet kushtuar kujdes edhe ushqimit, ndërsa për ta rritur efektin, gjatë ditës, pini sa më shumë ujë me disa pika lëng limoni.