Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Ushqime që mbrojnë shëndetin e syrit

Me siguri keni dëgjuar se karrotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Betakaroteni, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokalli, ndihmojnë retinën dhe pjesët e tjera të syrit që të funksionojnë siç duhet.

Por, përveç betakarotenit, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syrit. Përfshijini këto 5 ushqime në dietën tuaj për të mbrojtur shikimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jeshillëqet

Perimet e gjelbëra janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.

Vezë

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit të degjenerimit makular.

Qitrot dhe manaferrat

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvilimitt ë degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit si toni, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të së cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.