Shkencëtarët zbulojnë se një sheqer i rrallë mund të jetë efektiv në rregullimin e glukozës në gjak dhe mund të jetë një alternativë e mirë për ëmbëlsuesit me pak kalori.
Studiuesit zbuluan në studimet e kafshëve se aluloza e rrallë natyrale e sheqerit mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak duke çuar në shtim më të vogël në peshë dhe dhjam të reduktuar të barkut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërdorimi i shurupit të misrit me nivel të lartë të fruktozës për t’i ëmbëlsuar produktet ushqimore është lidhur me rrezikun nga diabeti i tipit 2 dhe obesiteti, duke e nxitur kështu kërkimin për ëmbëlsues të tjerë, pa rreziqet shëndetësore që i sjellin shurupi i misrit dhe sakaroza.
Sakaroza, një sheqer diabetik natyral, është përdorur shpesh në produktet ushqimore në Shtetet e Bashkuara për shkak se ai është me bollëk në dispozicion dhe lehtë nxirret nga kallami i sheqerit, transmeton Koha.net. Aluloza, nga ana tjetër, është një sheqer natyral i cili është i ëmbël sa 70 për qind sakaroza dhe gjendet në sasi të vogla në fruta dhe perime.
Hulumtuesit, megjithatë, e zhvilluan një mënyrë për ta prodhuar alulozën në sasi të mëdha nga shurupi i misrit me nivel të lartë të fruktozës dhe tani janë duke hulumtuar se si sheqernat e alulozës dhe sheqernat e tjera të rralla mund ta rregullojnë glukozën në gjak në mënyrë më efikase se sakaroza.
Hulumtuesit u dhanë tre grupeve të minjve ujë të thjeshtë, ujë me shurup misri me nivel të lartë fruktoze dhe ujë me shurup me sheqer të rrallë, ose RSS, i cili përmbante glukozë, fruktozë, alulozë dhe sheqerna të tjera të rralla për një periudhë 10-javore.
Minjtë të cilëve iu dha ujë me RSS shtuan më pak në peshë, kishin më pak dhjam të barkut, glukozë më të ulët në gjak dhe nivele më të ulëta të insulinës në krahasim me minjtë që pinë ujë me shurup misri me nivel të lartë fruktoze. Studimi gjithashtu zbuloi se bërthamat e qelizave të mëlçisë në minjtë të cilëve iu dha përzierje e RSS eksportuan sasi më të lartë të një enzime e cila i zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak duke e konvertuar glukozën në glikogjen.
Studimi është publikuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry.