Shkencëtarët nga King’s College në Londër kanë zbuluar se medikamenti i quajtur Tideglusib, që u jepet pacientëve me Alzheimer, aktivizon qelizat burimore në qendër të dhëmbit të dëmtuar dhe përshpejton shërimin e të çarave të vogla dhe vrimave.
Dhëmbët kanë aftësinë për t’u vetë-rigjeneruar, por nuk mund ta bëjnë këtë kur ai është i thyer në thellësi dhe kështu lë vetëm një shtresë të hollë mbrojtjeje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedikamenti stimulon procesin e rigjenerimit natyror për të mbyllur më shumë vrima të mëdha.
“Pothuajse çdo person në planet ka një dhëmb të thyer. U përpoqëm qëllimisht të krijonim diçka shumë të thjeshtë, shumë të shpejtë dhe me kosto minimale”, tha profesori Paul Sharpe, drejtuesi i studimit.
Ende nuk është provuar nëse medikamenti mund të rimbjellë dhëmbët e njeriut.