Ekspertët e shëndetit po paralajmërojnë për pasojat e pirjes së ujit të tepërt pasi që një grua në Britani të Madhe u hospitalizua për shkak të helmimit me ujë, transmeton koha.net.
Britanikja 59 vjeçare u dërgua në spital me simptomat e infeksionit të traktit urinar, që ishte arsyeja se pse e kishte rritur konsumin e ujit duke shpresuar se uji do ta largonte infeksionin nga organizmi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ajo shumë shpejt ndjeu plogështi, ndërsa në spital u pranua me një nivel të ulët të kripës në gjak, gjë që ka mundur ta shkaktonte vdekjen e saj, transmeton koha.net.
Mjekët tani po e shqyrtojnë sasinë e lejuar të ujit dhe po shqyrtojnë se sa ujë në ditë është e mjaftueshme për njeriun.
"Pacientëve u këshillojmë që të konsumojnë mjaft lëngje dhe ta mbajnë organizmin e hidratuar kur janë të sëmurë, por çfarë me të vërtetë duam të arrijmë me këtë? A ka ndonjë gjë të keqe në këtë këshillë e cila duket e padëmshme", pyesin mjeket Laura Christine Lee dhe Maryann Noronha pasi që britanikja e cila u shtrua në spital ende nuk filloi të jepte shenja të përmirësimit.
Gruaja kishte vjellë disa herë, ajo ndihej keq dhe kishte vështirësi në të folur. Gjatë ditës ajo i kishte konsumuar edhe nga disa litra ujë sipas rekomandimit të mjekëve.
Helmimi me ujë është një gjendje e njohur dhe e dokumentuar ndërsa është simptomë e çrregullimeve të tjera si aktiviteti intensiv fizik, si dhe marrja e drogave të cilat shkaktojnë etje. Gjendja mund të jetë fatale me simptoma si të vjellat, dhimbje koke, konfuzion, ënjtje, komë...
Në fakt nuk ekziston ndonjë sasi e saktë e ujit të cilën mund ta konsumojmë gjatë ditës. Mjekët këshillojnë konsum të rritur të lëngjeve në rastet e dehidratimit ose urinimit të urinës me ngjyrë të errët.