Një studim i ri ka zbuluar se ngrënia e më shumë glutenit mund të shoqërohet me një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, transmeton koha.net.
Hulumtuesit nga Universiteti i Harvardit zbuluan se një dietë me nivel të ulët apo pa gluten fare mund ta rrisë rrezikun që personi të sëmuret nga diabeti i tipit 2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultatet e hulumtimit janë prezantuar në Epidemiology and Prevention/Lifestyle and Cardiometabolic Health 2017 Scientific Sessions të American Heart Association.
Gluteni është një proteinë që gjendet në grurë, thekër dhe elb, të cilat ia japin bukës dhe produkteve të brumit elasticitetin e tyre gjatë procesit të pjekjes. Sëmundja celiake është intoleranca ndaj glutenit ose ndjeshmëria ndaj glutenit në njerëz dhe është e lidhur me diabetin e tipit 1.
Disponueshmëria e produkteve pa gluten, megjithatë, është rritur gjatë viteve të fundit, shumë njerëz pa sëmundje celiake janë duke përdorur produkte pa gluten gjithnjë e më shumë. Hulumtimet kanë treguar se reduktimi i konsumit të glutenit tek personat pa sëmundjen celiake nuk siguron përfitime afatgjata shëndetësore.
"Ne deshëm të kuptojmë nëse konsumi i glutenit do të ndikojë në shëndetin e njerëzve, që pa arsye të dukshme mjekësore e shmangin glutenin" tha Geng Zong, studiues në Department of Nutrition në T.H. Chan School of Public Health të Universitetit të Harvardit, në një njoftim për shtyp. "Ushqimet pa gluten shpesh kanë më pak fibra dietike dhe mikroushqyes të tjerë [vitamina dhe minerale], duke i bërë ato më pak ushqyese dhe gjithashtu kanë tendencë të kushtojnë më shumë. Njerëzit pa sëmundjen celiake mund ta rishqyrtojnë kufizimin e konsumit të glutenit për parandalimin e sëmundjeve kronike, sidomos për diabetin."
Studimi i madh grupor i përfshiu të dhënat nga tri studime të mëparshme të përbëra nga 4.24 milionë njerëz të përcjellë nga vitet 1984-90 deri në 2010-13.
Studiuesit zbuluan se shumica e pjesëmarrësve kishin pasur konsum të glutenit nën 12 gramë në ditë, dhe brenda asaj sasie, njerëzit, të cilët kishin ngrënë më së shumti gluten kishin rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2 pas 30 vjetëve.
Pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë më pak luten, gjithashtu, ishin të prirë të hanin më pak fibra drithërash, gjë që është një faktor i njohur mbrojtës për diabet të tipit 2.
Hulumtuesit zbuluan se pjesëmarrësit në 20 përqindëshin më të lartë të konsumit të përditshëm të glutenit e kishin një rrezik 13 për qind më të ulët të zhvillimit të diabetit të tipit 2, në krahasim me pjesëmarrësit me sasinë më të ulët të konsumit të përditshëm të glutenit.
{gallery}