Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Djathërat që mund ta zgjasin jetën dhe ta parandalojnë kancerin e mëlçisë

Djathërat e vjetra si cheddar, brie dhe parmezani mund ta zgjasin jetën dhe ta parandalojnë sëmurjen nga kanceri i mëlçisë, sipas një studimi të ri.

Studimi i Universitetit A & M zbuloi se këto djathëra e përmbajnë një komponent të njohur si spermidinë, e cila e pengon replikimin e qelizave të dëmtuara të mëlçisë dhe e ka aftësinë ta parandalojë fibrozën, akumulimin e indeve që ndodh në shumicën e sëmundjeve të organeve dhe karcinomën hepatoqelizore, e cila është forma më e shpeshtë e kancerit të mëlçisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Pas testimit në minj gjatë ciklit të tyre jetësor, studiuesit zbuluan se jeta e tyre u zgjat për madje 25 për qind, transmeton Koha.net. Sikur spermidina të vepronte kështu edhe në njerëz, jetëgjatësia e njeriut nga një mesatare prej 81 vjetësh do të zgjatej në 100 vjet.

Shkencëtarët kanë konstatuar se konsumi i rregullt i ushqimeve si kërpudhat, soja, bishtajoret dhe drithërat mund ta kenë të njëjtin efekt.

Image