Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Personat me grup gjaku “0” më pak gjasa për sulm në zemër

Personat me grup të gjakut "0" kanë më pak gjasa të pësojnë sulm në zemër dhe në trup krahasuar me grupet e tjera të gjakut, transmeton AA.

Sipas një lajmi në BBC, në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë, shkencëtarët kanë shpalosur rezultatet e një hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1,3 milion pjesëmarrës, ku kanë gjetur se gjasat për probleme koronare dhe kardiovaskualare janë nëntë për qind më të ulëta te personat me grup të gjakut "0" në krahasim me grupet e tjera të gjakut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkencëtarët kanë theksuar se te personat me grup të gjakut "A", "B" dhe "AB" një proteinë që mundëson mpiksjen e gjakut gjendet në nivele më të larta dhe kjo mund të jetë faktor që rrit rrezikun për sulm në zemër.

Në një studim të mëhershëm, ishte thënë se personat me grupin e rrallë të gjakut "AB" janë grupi më i pambrojtur për sa i përket sulmit në zemër.