"Ajo që është veçanërisht interesante në lidhje me këto rezultate është aspekti i parandalimit", tha studiuesi J. Michael McIntosh.
Një përbërës i ri i prodhuar nga një specie e vogël e kërmillit detar mund ta frymëzojë një alternativë për opioide, klasën shumë adiktive të ilaçeve kundër dhimbjeve, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Natyra i ka evoluar molekulat, të cilat janë jashtëzakonisht të sofistikuara dhe mund të kenë aplikime të papritura," tha Baldomera Olivera, profesor biologjie në Universitetin e Utah, në një deklaratë për shtyp. "Ne ishim të interesuar që t’i përdornim helmet për t’i kuptuar rrugët e ndryshme në sistemin nervor."
Kërmilli grabitqar i detit "kurorë konik", Conus regius, përdor helm për ta paralizuar dhe vrarë prenë e vet. Kjo specie jeton në Karaibe.
Olivera dhe kolegët e tij e izoluan komponentin kryesor, Rg1A, nga helmi i kërmillit dhe i testuan aftësitë e tij të reduktimit të dhimbjes tek brejtësit. Komponenti ndërvepron me një rrugë të dhimbjes, të cilën nuk e shënjestrojnë opioidet.
Në teste, studiuesit zbuluan se Rg1A i bllokon receptorët nikotinike të acetilkolinës, duke e reduktuar dhimbjen. Modelet treguan se një analog i Rg1A punoi për t’i bllokuar receptorët e ngjashëm të dhimbjes në njerëz.
"Zbuluam se komponenti po punonte edhe 72 orë pas injektimit, duke e parandaluar ende dhimbjen", tha J. Michael McIntosh, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Utah për Shkenca të Shëndetit.
Hulumtuesit i publikuan rezultatet e testeve të tyre në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.
"Ajo që është veçanërisht interesante në lidhje me këto rezultate është aspekti i parandalimit. Pasi të jetë zhvilluar dhimbja kronike, është e vështirë që ajo të trajtohet," tha McIntosh. "Kjo komponentë e ofron një rrugë të re të mundshme për ta parandaluar zhvillimin e dhimbjes kronike në radhë të parë dhe gjithashtu e ofron një terapi të re për pacientët me dhimbje të cilëve u janë harxhuar opsionet."
Legjenda: Helmi i përdorur nga një kërmill i vogël i detit në Karaibe do të mundë ta frymëzojë një klasë të re të ilaçeve kundër dhimbjes. (Foto nga My Huynh / Universiteti i Utah)