Shumica e përbërësve në ushqimet e procesuara nuk janë të mira për shëndetin, ndërsa disa madje e dëmtojnë trurin. Mundohuni t’i anashkaloni ato me çdo kusht!
Ëmbëltuesit artificialë. - Ëmbëltuesit më të shpeshtë artificialë janë aspartami, sakarina dhe sukraloza. Edhe pse nuk ka kalori, aspartami përmban kimikate që e shkatërrojnë funksionin e trurit dhe mund të shkaktojë depresion, migrena dhe humbje të kujtesës. Ushqimet të cilat zakonisht përmbajnë ëmbëltues artificialë janë jogurtët e frutave, uji me shije, drithërat, lëngjet, salcat e gatshme dhe çamçakëzi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGluteni. - Gluteni gjendet në thekër, grurë, elb, etj. Gluteni e dobëson sistemin imunitar dhe shkakton dispepsi. Ai gjithashtu mund të ndikojë në funksionin e trurit, dementi dhe çrregullime kognitive.
Glutaminati i Monosodiumit (MSG). – Glutaminati i Monosodiumit, i njohur gjithashtu si glutaminati i natriumit, është një aditiv ushqimor. Ai është kristal pa erë dhe pa ngjyrë. Ai ndikon dëmshëm në tru dhe prodhimin e tepruar të dopaminës. Ai mund ta shkaktojë sëmundjen Alzheimer, sëmundjen e Parkinsonit, dementinë dhe lupusin. MSG zakonisht gjendet në sallata, salca për grill, perime të konservuara dhe kubëza për supë, transmeton koha.net.
Fluori. - Studimet tregojnë se fëmijët të cilët rriten duke ngrënë shumë fluor, e kanë një IQ më të ulët. Hulumtimet tregojnë se fluori e dëmton kujtesën.
Sheqeri i rafinuar. - Sheqeri i rafinuar ndodhet në më shumë se 70% të ushqimeve të përpunuara. Ai mund ta dobësojë kujtesën sepse e frenon rritjen e hormoneve. Sheqeri i rafinuar është i lidhur me depresionin dhe disponimin e keq.