Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pagjumësia shkakton goditje në tru dhe sulm në zemër

Foto: Ilustrim

Shumë vite të hulumtimit tregojnë se pagjumësia (insomnia) është shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe se shkakton sulm në zemër dhe goditje në tru, si dhe faktin se tek femrat ky rrezik është pak më i lartë se tek meshkujt.

Studimi, i cili zgjati 30 vjet dhe i përcolli 160.000 persona, konstatoi se gjumi i parehatshëm, si dhe mungesa e tij kanë pasoja katastrofale për shëndetin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Miliona njerëz janë duke luftuar me pagjumësi, ndërsa në Gjermani një e treta e popullsisë vuan prej saj.

Autori i studimit Qiao He, nga Universiteti Kinez i Mjekësisë në Shangai, thekson se gjumi e përbën një të tretën e jetës njerëzore dhe se gjumi është po aq i rëndësishëm për shërimin biologjik të organizmit.

Në shoqërinë moderne, gjithnjë e më shumë njerëz ankohen për pagjumësi. Simptomat përfshijnë vështirësi që t’i zërë gjumi, vështirësi që gjumi të zgjatë dhe zgjimi i hershëm në mëngjes.

Autorët e studimit, të publikuar në revistën “European Journal of Preventive Cardiology”, transmeton Koha.net, i analizuan rezultatet e hulumtimit të madh dhe e konstatuan lidhjen në mes të vështirësive të gjumit dhe paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Rreziku rritet nga 11 në 27 për qind, por nuk është e qartë se çfarë e shkakton atë.

Studimet e mëparshme kanë treguar se pagjumësia mund t’i ndryshojë metabolizmin dhe funksionin e gjëndrave endokrine, ta rrisë aktivitetin simpatetik të sistemit kardiovaskular, dhe e rritë presionin e zemrës.

Tek femrat, rreziku është pak më i rritur në krahasim me meshkujt. Por dallimet nuk janë të konsiderueshme, prandaj nuk mund të pohohet se pagjumësia është më e rrezikshme tek femrat, por se femrat janë më të prirura për shkak të dallimeve gjenetike, hormoneve, stresit dhe reagimeve ndaj stresit.