Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ndryshon strukturën e ADN-së së foshnjave

Përveç arsyeve tashmë të njohura, gratë shtatzëna do të duhej ta kenë edhe një arsye për ndërprerjen e duhanit - një studim i ri ka zbuluar se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ndikon tek foshnja edhe duke ia ndryshuar ADN-në e saj, gjë që mund të shkaktojë çrregullime të caktuara në tru.

Hulumtuesit i analizuan të dhënat e nënave dhe fëmijëve të tyre të porsalindur për të parë se si pirja e duhanit ndikon në metilimin e ADN-së, një kimikat në fijet e ADN-së i cili i kontrollon proceset dhe kohën e ADN-së se kur gjenet do të aktivizohen, transmeton Koha.net. Nëse disa gjene aktivizohen ose jo kjo e përcakton çdo gjë nga ngjyra e flokëve dhe syve, e deri tek predispozicioni njerëzor për sëmundje të caktuara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtuesit i krahasuan rezultatet e 6685 nënave dhe foshnjave të tyre në mbarë botën.

Në mesin e grave të cilat kishin pirë duhan çdo ditë gjatë shtatzënisë, studiuesit i identifikuan 6,073 vende në të cilat acidi dezoksiribonukleik i foshnjave metiloi ndryshe nga ADN-ja e foshnjave nënat e të cilave nuk ishin duhanpirëse.

Dallimi më i madh është vërejtur në afërsi të gjeneve që lidhen me zhvillimin e mushkërive ose të sistemit nervor qendror, tumoret që lidhen me pirjen e duhanit dhe defektet e lindjes si buza apo qiellza e çarë.

“Qysh prej më herët e dimë se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ndikon negativisht, por ky studim ofron më shumë dëshmi se si tek foshnja mund të shohin ndryshime në strukturën e ADN-së, të njëjtat që i shohim në duhanpirësit e rritur”, tha udhëheqësja e studimit dr. Stephanie London nga institucioni National Institute of Environmental and Health Sciences në Research Triangle Park në North Carolina.

Tymi i cigareve përmban më shumë se 4000 kimikate, duke përfshirë cianidin, plumbin, dhe madje edhe 60 përbërës që shkaktojnë kancer.

Me pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë ua mundësoni toksinave të cigareve që të futen në gjak, i cili është burimi i vetëm i oksigjenit dhe lëndëve ushqyese për foshnjën, duke e rrezikuar një varg të çrregullimeve të rënda shëndetësore për fëmijën tuaj gjatë gjithë jetës së tij/saj.