Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sistemi i ri i livrimit të ilaçeve mund të ndihmojë në luftën kundër tumoreve

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Oregonit e kanë zhvilluar një sistem të ri të livrimit të ilaçit kundër kancerit, i cili mund të ndihmojë në kapërcimin e sfidës së trajtimit të tumoreve të ngurta, të cilat shpesh janë rezistente ndaj trajtimit, transmeton koha.net.

Karcinomat, një lloj kanceri i cili i prek mushkëritë, prostatën, zorrën e trashë dhe gjirin, janë tumore të ngurta që përmbajnë rajone hipoksike ose me pak oksigjen gjë që shkakton rritje dhe rezistencë të ngadaltë ndaj trajtimit me ilaçe për ta tkurrur ose mbytur tumorin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi në Universitetin Shtetëror të Oregonit e ka gjetur një mënyrë për ta përdorur një proilaç, një komponent farmakologjikisht joaktiv, i cili është metabolizuar nga trupi në një ilaç aktiv, për ta kapërcyer hipoksinë e tumoreve të karcinomit.

Hulumtuesit i zhvilluan dy formulime të ndryshme platformash të bazuara në lipide të quajtura lipozome duke e përdorur proilaçin vinblastine-N-oksid për ta bartur proilaçin në rajonet hipoksike të tumorit. Kjo qasje rezultoi e sigurt dhe më efektive se ilaçi i liferuar pa lipozom.

"Modeli i tumorit që e kemi zgjedhur, kanceri i mushkërive, është një prej tumoreve shumë të etabluara dhe ekziston një hipoksi shumë e fortë e lidhur me të - gjithashtu, kanceri i mushkërive është një nga kanceret që në fazat e avancuara, është një sëmundje terminale, dhe ka nevojë për trajtime të reja", tha Adam Alani, nga Kolegji i Farmacisë OSU, në një deklaratë për shtyp.

Në modelet e minjve, studiuesit zbuluan se ilaçi pa lipozome rezultoi në eliminim të tumorit, por minjtë që e morën kombinimin e ilaçit dhe liposomit ishin të shëndetshëm dhe pa tumor për pothuajse 100 ditë, transmeton koha.net.

"Formulimet qartazi performuan më mirë se ilaçi i paformuluar si dhe shumë më mirë se Cisplatina, ilaçi standard që u shfrytëzua për këtë hulumtim", tha Alani. "Tani jemi duke bashkëpunuar me Cascade Prodrug dhe Kolegjin e Mjekësisë Veterinare për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin në modelet me qen, dhe po përpiqemi t’i hulumtojmë tumoret e tjera, si kanceri i fshikëzës, që janë të lidhura me qentë".

Studimi është publikuar në Journal of Controlled Release.